Lajme

Nesër hedhet shorti për raundin e parë të UEFA Ligës

Nesër hedhet shorti për raundin e parë të UEFA Ligës

Fituesi i ndeshjes Europa-Prishtina mund të ndeshet me 5 skuadra

Prishtinë, 19 qershor, 2018 – Nesër në Nyon të Zvicrës nga ora 13:00 bëhet hedhja e shortit për raundin e parë të UEFA Europa League. Ndërkohë UEFA tani ka ndarë skuadrat në 9 grupe, 7 grupe me nga 10 skuadra dhe 2 grupe me nga 12 skuadra.

Prishtina/Europa janë në grupin e parë dhe fituesi i këtij takimi mund të ndeshet me njërën prej 5 skuadrave bartëse, siç janë Zhalgiris Vilnius (Lituani), Molder (Norvegji), Nomme Kalju (Estoni), Fola Esch (Luksemburg) dhe Slavia Sofje (Bullgari).