Lajme

Sot miqësore Onix – Prishtina

Sot miqësore Onix – Prishtina

Ndeshja fillon nga ora 18:00 në stadiumin e Istogut

Prishtinë, 26 korrik, 2017 – Prishtina dhe Onixi nga Banja e Pejës takohen sot në miqësore në stadiumin e Istogut nga ora 18:00.

Prishtina po qëndron në Banjë në përgatitje dhe ndeshje me skuadrën vendase i shërben fazës përgatitore. Bardhekaltrit përveç Mankendës që do të kthehet ndërkohë, janë të kompletuar.

Prishtina dhe Onix janë takuar edhe më 15 qershor në Gjakovë, ndërsa kishin bardhekaltrit 2:1 me golat e Khalid.

Miqësore:

Onix – Prishtina

E mërkurë, 26 korrik – ora: 18:00

Stadiumi “Demush Mavraj”, Istog