Lajme

Sot miqësorja e parë

Sot miqësorja e parë

Bardhekaltrit ndeshen me Akademija Pandev

Antalya, 31 janar, 2018 - Pas gjashtë ditëve qëndrim në Turqi për përgatitjet pranverore, skuadra sot ndeshet në kontrolluesen e parë. Kundërshtar është skuadra e 4të e plasuar në klasifikimin e elitës së futbollit maqedonas, Akademija Pandev nga Strumica. Ndeshja do të nis nga ora 15:00 dhe zhvillohet në fushën kryesore të kompleksit stërvitor të hotelit “Titanic” në Lara.