Lajme

Sot morëm lajm të hidhur

Sot morëm lajm të hidhur

Ngushëllime familjes së Fadil Vokrrit

Prishtinë, 9 qershor 2018 – Lajm i hidhur për të gjithë sportdashësit në Kosovë e më gjerë. Sot ka ndërruar jetë futbollisti më i mirë që ka pasur Prishtina, Fadil Vokrri! Futbollisti me të cilën Prishtina kishte zgjeruar famën përtej kufijve të Kosovës. Futbollisti me të cilin mbarë adhuruesit e futbollit shqiptar në ish-Jugosllavi me mburrje do të kujtojnë çdo moment të hapit të tij.

Fadil Vokrri ,pjesë e skuadrës së Prishtinës së viteve 80-ta, drejtor i klubit gjatë kohës së tranzicionit të statusit të klubit në vitin 2004-2006, dhe tani kryetar i Federatës së futbollit në kohën e pranimit ndërkombëtar, do të kujtohet deri në përjetësi!

Bordi i aksionarëve të FC Prishtina, futbollistët e FC Prishtina, të gjithë punonjësit e klubit, shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes Vokrri!