Lajme

Sot ndeshja e fundit miqësore

Sot ndeshja e fundit miqësore

Shakhtar U21 - Prishtina në Belek 17h (RKS 15h)

Antalya, 5 shkurt 2018 - Bardhekaltrit sot zhvillojnë ndeshjen e fundit përgatitore para kthimit më 8 shkurt në kryeqendër.

Kundërshtar është skuadra e re U21 e Shahktar Doneck, skuadër kjo që para disa ditësh kishte mposhtur kampionin vjeshtor të Kosovës, Llapin 4:2 dhe vetë ky rezultat tregon cilësinë e kësaj skuadre.

Kryetrajneri Josa ka ftuar të gjithë futbollistët me gjendje të mirë fizike. Formacioni 4-3-3 pritet të jetë: Bekaj - Osmani, Dallku, Xhaka, Bashiru - Taipi, Arago, Bozhoviç - Mankenda, Hoxha, Januzi. Zëvendësues: Muqiqi, Behluli, Maxhuni, Quansah, Dumani, Boshnjaku, Ahmeti, Baftiu, Zyba, Selmani, Sekiraqa, Freitas.