Lajme

Sot ndeshja e parë ndërkombëtare në shtëpi

Sot ndeshja e parë ndërkombëtare në shtëpi

Pas vitit 1984 ndeshja e parë zyrtare në Prishtinë

Prishtinë, 27 qershor 2019 – Prishtina për herë të parë zhvillon ndeshje ndërkombëtare zyrtare në shtëpinë e saj, në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”.

Në fakt, më 1984 si, debutuese në ish-Ligën e parë të Jugosllavisë, kishte marrë pjesë në “Mitro Cup”. Ky organizim i atëhershëm gjysmëzyrtar (jo në patronatin e UEFA-s), ishte ndërmjet katër shteteve të Evropës së Mesme, ish-Jugosllavia, ish-Çekosllovakia, Hungaria dhe Austria. Prishtina ishte ndeshur me skuadrën tani të shuar, Eisenstadt (3:3/2:4), Vasas të Hungarisë (4:2/1:1) dhe Teplice të Çekisë (2:0/1:1).

Edhe pse Prishtina ka zhvilluar 6 ndeshje ndërkombëtare nga viti 2017, paraqitja e 7-të është historike për publikun prishtinas. Kështu që Prishtina e zhvillon ndeshjen e parë para publikut vendas, në shtëpinë e saj. Shpresojmë që futbollistët të na e shpaguajnë me paraqitje dhe rezultat të mirë.

Forca Prishtinë!