Lajme

Sot nga ora 13, Prishtina - Olimpik Donjeck

Sot nga ora 13, Prishtina - Olimpik Donjeck

Sot nga ora 13, Prishtina - Olimpik Donjeck

Është miqësorja e dytë zyrtare pas Desna-s

Lara/Antalya, 31 janar 2019 -  Bardhekaltrit sot zhvillojnë miqësoren e dytë zyrtare në përgatitjet e Antalyas në Turqi. Për kundërshtar ka skuadrën 9-të të kampionatit të Ukrainës, Olimpik Donjeck. Ndeshja do të nis me orën lokale nga 15:00 (13 të Kosovës) dhe zhvillohet në stadiumin në afërsi të hotelit “Titanic”.

Prishtina pritet të luaj me këtë formacion: Bekaj në portë, Thaqi në krahun e djathtë të mbrojtjes, Bekteshi e Dallku në qendër të mbrojtjes dhe Bashiru në krahun e majtë të saj. Në mesfushë pritet të paraqiten Miftaraj, Boshnjaku dhe i avancuar Morina. Në krahët e sulmit i sigurt është Korenica, ndërsa anësori tjetër pas lëndimit të djeshëm të Mankendës mund të dihet vetëm para fillimit të ndeshjes dhe vijën e sulmit e mbyll Khalid.