Lajme

Sot shorti i raundit të tretë të UCL-së

Sot shorti i raundit të tretë të UCL-së

Fituesi i ndeshjes, Prishtina - Connah’s e mëson çiftin

Prishtinë, 19 korrik, 2021 - Sot nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës hedhet shorti i raundit të tretë të UEFA Conference League.

Në rrugën e kampionëve, skuadra këto që nuk ndeshen me skuadra tjera, si kundërshtar të mundshëm të çiftit fitues, Prishtina - Conna’s Quay Nomand, janë katër çifte tjera, fituesit e të cilit kalojnë në raundin e tretë.

Si kundërshtar të mundshëm janë:

Fituesi i ndeshjes së kampionëve të Letonisë, Riga dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija;
Fituesi i ndeshjes së kampionëve të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi dhe asaj të Izraelit, Maccabi Hahifa;
Fituesi i ndeshjes së kampionëve Ishujve Farore, HB Torshavn dhe asaj të Malit të Zi, Buduçnost Podgorica;
dhe
Fituesi i ndeshjes së kampionëve të Bjellorusisë Shakhtyor Soligorsk dhe asaj të Luksemburgut, Fola Esch.