Lajme

Sot stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme

Sot stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme

Nesër në 13:30 kundër Kolos (UKR)

Leonit Abazi

Lara/Antalya, 25 janar 2020 - Skuadra sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër anëtarit të elitës së futbollit të Ukrainës, Kolos. Skuadra ukrainase renditet e 7-ta në klasifikim nga 12 skuadra sa numëron “Premier Liga” ukrainase.

Kolos konsiderohet skuadër më e fortë se ajo bullgare e Arda-s të cilën Prishtina e kishte mposhtur me rezultat të thellë 5:0.

Ndeshja zhvillohet nesër, e diel, 26 janar me orë të Kosovës 13:30 (15:30 me orë lokale) dhe zhvillohet në fushën e kompleksit të hotelit Titanic në Belek.

Përndryshe skuadra nuk ka probleme me lëndime dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Oto John