Lajme

Sot testi më i vështirë

Sot testi më i vështirë

Bardhekaltrit ndeshen me skuadrën hungareze DVTK Diósgyöri

Antalya, 3 shkurt 2018 - Skuadra sot luan miqësoren e dytë dhe më të vështirën nga tre ndeshjet përgatitore të Antalyas. Kundërshtar është skuadra hungareze e DVTK Diósgyöri e cila garon në elitën e futbollit hungarez dhe renditet e 6-ta.

Ndesha zhvillohet në kompleksin stërvitor të hotelit “Titanic” dhe nis nga ora 17:00 me orë lokale (15 në Kosovë).

Kryetrajneri Josa pritet të startoj me formacionin 4-3-3 (Bekaj - Osmani, Dallku, Curri, Bashiru - Taipi, Bozhoviç, Baftiu - Mankenda, Fetahaj, Januzi).

Do të jetë ky testi kryesor nga tre ndeshje sa do të zhvillojë skuadra. Me 31 janar është mposhtur Akademija Pandev (3:0) ndërsa ndeshjen e tretë, të fundit, e zhvillon më 5 shkurt me U21 të Shakhtar Donjeck, ndërsa me 8 shkurt në darkë skuadra kthehet në kryeqendër.