Lajme

Sot u mbajt treningu i parafundit para udhëtimit të nesërm

Sot u mbajt treningu i parafundit para udhëtimit të nesërm

Flasin Januzi e Arago

Prishtinë, 8 korrik 2018 - Nëpër kohën ideale që nuk mbahet mend në këtë periudhë të vitit, skuadra po përgatitet maksimalisht në fushën e 2 Korrikut. Sot nga ora 10 nëpër mot me shi dhe nën freskinë e tij, skuadra ka përfunduat seancën e parafundit stërvitore para nisjes në Luksemburg.

Nesër mbahet treningu i fundit nga ora 10:00, ndërsa diku rreth orës 14:15 nga Aeroporti i Sllatinës fluturon për në Shtutgart të Gjermanisë nga pastaj përreth 2 orë e gjysmë me autobus deri në Esch të Luksemburgut.

Ndryshe nga Gjibraltari, skuadra do të buaj dy net para ndeshjes dhe do të jetë maksimalisht e pushuese për ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Evropa Ligës. Të enjten ekspedita kthehet në kryeqendër.

Pas seancës së sotme stërvitore, për uebfaqen e klubin u prononcuan sulmuesi Ahmed Januzi - autor i golit të katërt kundër Europa-s dhe asistuesi i atij goli, mbrojtësi i majtë, Jamal Arago.

Januzi: Respekt maksimal çdo kundërshtari - por synimi ynë është kalimi i raundit

“Meqë e kemi kaluar raundin preliminar, tani është shumë e rëndësishme për ne që të paraqitemi sa më denjësisht edhe në raundin e parë duke shpresuar se do të na përcjell suksesi edhe në këto dy ndeshje të radhës. Kemi përball kundërshtar që nuk është për t’u nënvlerësuar, ma merr mendja shumë më i fortë se Europa, por sido që të jetë, ne do ta respektojmë çfarëdo kundërshtari që do të jetë, më i fortë apo më i dobët, nuk ka rëndësi, respekt maksimal. Ndërsa ne do të udhëtojmë të japim maksimumin me qëllim të kalimit të raundit, ky është synimi ynë, të paktën. Kurse përgatitjet për këtë përballje në seancat stërvitore kanë shkuar mjaftë mirë, duke punuar ashtu siç ka kërkuar trajneri dhe duke e përmendur edhe faktin që jemi në formën tonë më të mirë, shpresojmë se do të na shpërblehet mundi me suksesin që ne e dëshirojmë”, ka thënë sulmuesi i cili për 180 minuta në dy ndeshje ka shënuar 1 gol dhe është ndëshkuar me një karton të verdhë. 

Arago: Kemi besim në vete - meritojmë të kalojmë edhe një raund tjetër

“Kemi arritur deri të një raund tjetër dhe për Prishtinën dhe për çdonjërin që jemi pjesë e Prishtinës është shumë e rëndësishme. Pra, kemi arritur progres duke e kaluar një raund, por ne jemi të fokusuar që të përsërisim të njëjtën gjë ashtu siç bëmë edhe me skuadrën nga Gjibraltari. Jemi duke e marrë çdo ndeshje seriozisht të përqendruar duke mos ia lejuar vetës luksin të mendojmë se kjo apo ajo skuadër është ka diçka më shumë apo më pak cilësi apo gjëra të tilla, sepse ne besojmë në vetën tonë dhe përpara e kemi rastin e madh të vërtetojmë që nëpërmjet Prishtinës në Kosovë luhet futboll dhe që ka shumë rëndësi për popullin këtu. Thjesht është shumë rast i mirë për ne që të luftojmë dhe të bindim që jorastësisht kemi kaluar një raund më parë dhe që meritojmë edhe më shumë se kaç.