Lajme

Stadiumi rezervë

Stadiumi rezervë

Stadiumi rezervë

Në kompleksin sportiv multifunksional

Prishtinë, 21 janar 2019 – Sot është arritur projekti më i madh sportiv në vend. Në parcelën prej 10 hektarësh në projekt janë për t’u ndërtuar shumë fusha ndihmëse me të gjitha objektet përcjellëse, por edhe një stadium rezervë për klubin, me shteg të atletikës për Federatën e Atletikës dhe të gjitha klubet e interesuara të kryeqendrës që janë për bashkëpunim. Stadiumi parashihet të ketë kapacitet deri në 4.000 vende çka do të mund të zhvilloheshin edhe ndeshje kampionale qoftë edhe në Superligë. 

Ndërsa FC Prishtina, nëpërmjet kryetarit Remzi Ejupi, sot me rastin e nënshkrimit të kontratës së shfrytëzimit të parcelës për 40 vite, i ka ofruar Ministrit të Sportit, të hyjnë në bashkëpunim si FFK-ja, Federata e Atletikës dhe klubet tjera të interesuara të kryeqendrës.