Lajme

Statistika pas ndeshjes Prishtina - Trepça ‘89 2-0

Statistika pas ndeshjes Prishtina - Trepça ‘89 2-0

Prishtinë, 31 tetor 2018 - Prishtina sot ka fituar me rezultatin 2:0 kundër Trepçës ‘89, rezultati më i shpeshtë me “minatorët”- fitorja e 9-të e tillë nga 51 ndeshje zyrtare.

Po ashtu, me 2:0, Mirel Josa ka fituar 4 nga 5 ndeshjet me Trepçën ’89 (një ndeshje ka barazuar pa gola) – prej tyre dy në Mitrovicë, një në Pejë dhe sonte në Prishtinë. Ndërsa Gugash Magani ka pësuar tre humbje me këtë rezultat 2:0 (dhe një barazim pa gola).

Edhe pse mbase Lorik Boshnjaku është futbollisti më i mirë i dy ndeshjeve të fundit, është Marjo Morina lojtari i momentit - në 4 ndeshjet e fundit ka qenë protagonist me 3 gola e 1 asistim, të gjitha për ndeshje.

Prishtina ka mbrojtjen më të mirë në Superligë, me 4 gola të pësuar, e dyta është Feronikeli me 7, e 3-ta Llapi me 11. Kurse sulmin tani ka të 4- më të mirin me 17 gola pas Dritës me 24, Feronikeli me 23 dhe Llapi me 22.

Mirel Josa ka udhëhequr sonte skuadrën për herë të 51 në ndeshje zyrtare – i 4-ti me më së shumti paraqitje pas luftës duke arritur 29 fitore, 16 barazime dhe 6 humbje.