Lajme

Statistikat: Besa – Prishtina

Statistikat: Besa – Prishtina

Dy skuadrat më të trofeshme pas luftës

Prishtinë, 14 mars, 2017 – Të mërkurën nga ora 13.00, në “Shahin Haxhiislami”, takohen Besa dhe Prishtina. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Republikës. Çerekfinalja eliminuese, pa dyshim, si çdo përballje tjetër ndërmjet dy skuadrave, patjetër që edhe kjo ndeshje përcakton shumë gjë, mund ta humbas sezonin apo edhe ta shpëtoj atë.

Besa dhe Prishtina janë dy skuadrat më të trofeshme pas luftës në Kosovë. Deri sa Prishtina nga viti 1991 ka 10 tituj kampioni, 5 Kupa dhe 9 Superkupa, Besa trofetë i ka vetëm pas luftës, 3 herë titullin e kampionit dhe nga 2 herë Kupën dhe Superkupën. Po ashtu, janë dy skuadrat e vetme pjesëmarrëse të elitës së futbollit tonë.

Në të gjitha garat zyrtare, Besa dhe Prishtina janë takuar 57 ndeshje zyrtare. Prishtina ka 31 fitore, 9 barazime dhe 17 fitore të Besës me goldallim +34 për bardhekaltrit, 93:59.

Në Pejë, të gjitha garat zyrtare janë zhvilluar 26 ndeshje dhe Besa ka bilanc pozitiv prej 13 fitoreve, 5 barazime dhe 8 humbje me goldallim +14, 41:27.

Prishtina, si me asnjë skuadër tjetër nuk ka më shumë ndeshje për Kupë të zhvilluara se sa me Besën, 9 përballje në pesë raunde, kur Prishtina ka kaluar tutje 3 herë dhe Besa 1 herë dhe Besa 2 herë, në njërin rast duke e fituar finalen e Kupës në kryeqendër.

Prishtina dhe Besa, përveç finales në vitin 2011 (1:2), asnjëherë tjetër nuk janë takuar në vetëm një ndeshje eliminuese.

Nga 9 ndeshjet, Prishtina i ka fituar 5, 2 herë baras dhe Besa ka fituar 2 herë, me goldallim 14:9 në të mirë të bardhekaltërve.

Në përgjithësi, në gjashtë përballjet e fundit, pas 4 fitoreve rresht të kuqve, Prishtina në dy ndeshjet e fundit (kampionale) ka luajtur baras në Pejë (1:1) dhe ka fituar në Kastriot (2:0).

Kurse, në pesë ndeshjet pranverore, Prishtina ka arritur 3 fitore, 1 barazim e 1 humbje. Ndërsa Besa ka 4 fitore dhe 1 humbje në ndeshjen e fundit kampionate me Trepçën ’89, skuadër kjo që edhe Prishtina ka humbjen e vetme nga 5 ndeshjet pranverore. 

Përballjet për Kupë:

Kupa 1/8 (16.04.2003) ndeshja e parë
Prishtina - Besa 2:0 (0:0)
Golat: Xhevdet Llumnica 49’, Arsim Plepolli 88’
Trajner: Ajet Shosholli - Genc Hoxha.

Kupa 1/8 (23.04.2003) ndeshja e dytë
Besa - Prishtina 0:1 (0:0)
Golashënues: Jeton Gashi 62’
Trajner: Genc Hoxha - Ajet Shosholli.

. . .

Kupa 1/8 (06.04.2005) ndeshja e parë
Prishtina – Besa 3:1 (2:1)
Golat: Arben Zhjeqi 10’, Emin Baliqi 38’, Sheremet Isufi 46’ – Fetim Kasapi 7’
Trajner: Ajet Shosholli - Erdogan Celina.

Kupa 1/18 (13.04.2005) ndeshja e dytë
Besa - Prishtina 2:0 (0:0)
Golat:  Fisnik Papuqi 63’, Fitim Kasapi 66’
Trajner: Erdogan Celina - Ajet Shosholli.

. . .
Kupa 1/4 (19.04.2006) ndeshja e parë
Besa - Prishtina 1:1 (0:1)
Golat: Arbër Zhubi 78’ – Emin Baliqi 21’
Trajner: Genc Hoxha - Fadil Muriqi.

Kupa 1/4 (26.04.2006) ndeshja e dytë
Prishtina – Besa 3:1 (2:0)
Golat: Artan Krasniqi 10’, Malsor Gjonbalaj 26’, Mensur Limani 88’(p) – H. Zeka 73’(p)
Trajner:Fadil Muriqi - Genc Hoxha.

. . .

KUPA: Gjysmëfinalja e parë (06.05.2009)
Besa – Prishtina 1:2 (0:0)
Golat: Egzon Gashi 47’ – Ardian Kozhani 70’, Azem Ahmeti 87’
Trajner: Genc Hoxha - Afrim Tovërlani.

KUPA: Gjysmëfinalja e dytë (20.05.2009)
Prishtina – Besa 1:1 (1:0)
Golat: Suad Saliagiq 23’ – Blerim Hysenlekaj 50’
Trajner: Afrim Tovërlani - Genc Hoxha.

. . .

2010/11:
Kupa, FINALE (05.06.2011)
Prishtina – Besa 1:2 (0:1)
Golat: F. Zejnullahu 80’ – Krenar Vokshi 31’, 64’
Trajner: Ramiz Krasniqi - Valdet Shoshi.


Përpunoi: Avni Durmishi