Lajme

Statistikat: Drenica - Prishtina

Statistikat: Drenica - Prishtina

Drenica nuk din për fitore në katër ndeshjet e fundit

Prishtinë, 12 shtator, 2017 – Drenica dhe Prishtina do të ndeshen nesër nga ora 16:30 në kuadër të javës së katërt të Vala Superligës.

Drenica ka arritur një fitore në shtëpi (Vëllaznimi) dhe dy humbje jashtë (Llapi e Trepça ’89 nga 1:0), ndërsa Prishtina vije pas humbjes me Dritën (0:1) dhe dy fitoreve rresht me Flamurtarin (0:2) e me Lirinë (1:0).

Përveç Prishtinës dhe Besës, vetëm edhe Drenica nuk ka rënë asnjëherë nga elita e futbollit tonë prej kur është inkuadruar në edicionin 2000/01. Nga atëherë dhe deri më tani dy skuadrat janë takuar në 45 ndeshje zyrtare (44 kampionale dhe 1 në finale të Kupës). Prishtina ka bilanc jashtëzakonisht pozitiv prej 22 fitoreve, 9 barazime dhe 14 fitore e që është mjaft shumë, për Drenicën, por me golldallim shumë të thellë në të mirë të bardhekaltërve +28, 72:44.

Drenica nuk din për fitore ndaj Prishtinës në katër ndeshjet e fundit, duke barazuar vetëm njëherë.

Por, drenicasit kanë bilanc shumë pozitiv në “Bajram Aliu”, ku nga 22 ndeshje i kanë 10 fitore e 6 barazime dhe 6 humbje me golldallim 21:19.

Por, Prishtina ndaj Drenicës i ka ndër dy fitoret më të larta pas luftës, 7:0 (2002/03) dhe 6:0 (edicioni i kaluar). Ndërsa vetëm katër herë kanë luajtur pa gola dhe me mesatare për ndeshje janë shënuar 2.5 gola. Prishtina, kuptohet që e ka mesataren më të mirë prej 1.6 golave, kurse kuqezinjtë mezi e kapin 1 gol për ndeshje. Më së shpeshti kanë luajtur 1:0 dhe dy skuadrat kanë nga pesë fitore (Prishtina 2 si mysafire), Drenica të gjitha si vendase.

72 golat e Prishtinës i kanë shënuar 41 futbollistë dhe prind bindshëm golgeteri i pasluftës, Sheremet Isufi me 9 gola (1x3, 1x2). Ndërsa ish-kapiteni Driton Krasniqi ka shënuar 4 gola. Nga futbollistët aktiv më së shumti ka shënuar Basit Khalid 3 (1x2), Gauthier Mankenda 2 (1x2) dhe Mentor Mazrekaj e Lorik Boshnjaku nga 1 gol.

Për Drenicën 44 golat i kanë shënuar 27 futbollistë dhe prin bindshëm Besim Bajraktari me 6 gola (1x2), i ndjekur nga futbollisti i tanishëm i kësaj skuadre, si dhe dikur i Prishtinës, Taulant Dajaku me 4.

Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë dhe vetëm tre prej tyre kanë mbi 3 ndeshje. Prinë Ramiz Krasniqi me 11 ndeshje (4-2-5, 10:11) i ndjekur nga Afrim Tovërlani me 7 (3-1-3, 13:9) dhe Ajet Shosholli me 6 (4-1-1, 15:6).

Te Drenica me paraqitje rekorde është Tahir Lushtaku me 15 ndeshje (7-2-6, 18:21) i ndjekur nga Fadil Rama me 8 (1-2-5, 5:18).

Më së shumti përballje kanë Ramiz Krasniqi dhe Tahir Lushtaku ku ky i fundit i ka 5 fitore, 1 barazim dhe 2 fitore të Krasniqit nga tetë përballjet.

Përballjet nga paslufta:

2000/01: Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:2 (2:1) Sheremet Isufi 1’, 50’, Afrim Toverlani 27’, Ekrem Rama 74’, Jeton Qubreli 87’ – Brahim Vojvoda 40’, Mehmet Kurda 80’

2001/02: Prishtina - Drenica 2:0 (0:0)Burim Berisha 69’, Sheremet Isufi 84’
Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Brahim Vojvoda 16’, Orhan Krasniqi 85’ – Sheremet Isufi 7’

2002/03: Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Xhavit Tahiri 28’ – Jeton Gashi 88’
Prishtina - Drenica 7:0 (3:0) Sheremet Isufi 12’, 66’, 73’, Arsim Plepolli 14’, 44’, Besnik Kollari 52’, Jeton Gashi 86’

2003/04: Prishtina – Drenica 2:1 (1:1) Bashkim Patoku 42’, Xhevdet Llumnica 50’ – Brahim Vojvoda 36’
Drenica - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Idrizi 59’

2004/05: Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Labinot Demolli 80’, Sheremet Isufi 85’ – Besim Bajraktari 61’
Drenica – Prishtina 2:3 (1:2) Zeqir Hasi 36’, Nazmi Kiqina 70’ – Sheremet Isufi 2’, Driton Krasniqi 21’, Bashkim Patoku 88’

2005/06: Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Malsor Gjonbalaj 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Arsim Idrizi 37 – Mensur Limani 61’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Kukaj 44’
Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Nikollë Dushi 88’
Kupa FINALE Prishtina – Drenica 1:1 (1:0) 5:4 PEN. Mervan Hoxha 37’ – Besim Bajraktari 88’

2006/07: Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Malsor Gjonbalaj 47’, Uliks Emra 76’ – Besim Bajraktari 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (0:1) Labinot Dajaku 49’ – Nikollë Dushi 19’

2007/08:
Prishtina - Drenica 4:0 (2:0) Enis Fetahu 4’, 63’, Ertan Hasan 18’, 57’
Drenica - Prishtina 0:1 (0:1) Kushtrim Munishi 16’

2008/09: Prishtina (U-19) – Drenica 1:3 (1:2) Lapidar Lladrovci 6’ – Besim Bajraktari 10’, 23’, Kushtrim Lushtaku 57’
Drenica - Prishtina 3:2 (2:2) Taulant Dajaku 25’, Hysni Kabashi 35’, Dugagjin Gashi 69’ – A. Skeraj 3’, S. Saliagiq 34’

2009/10: Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Dukagjin Gashi 33’, Premton Muja 53’ – Genc Sermaxhaj 14’
Prishtina – Drenica 3:0 (2:0) Suad Saliagiq 4’, Genc Sermaxhaj 39’, Ardian Kozhani 75’
Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Premton Muja 21’

2010/11: Prishtina – Drenica 0:0
Drenica – Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 70’, Faton Zejnullahu 90’
Drenica – Prishtina 2:1 (1:0) Besim Bajraktari 25’, Përparim Demiraj 48 – Ardian Kozhani 62’

2011/12: Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Taulant Dajaku 40’
Prishtina - Drenica 0:2 (0:1) Lorik Maxhuni 14’, Semir Zeneli 88’
Prishtina – Drenica 1:1 (0:1) Faton Zejnullahu 69’ – Amir Rrahmani 26’

2012/13: Prishtina - Drenica 3:1 (1:0) Liridon Latifi 2’, Astrit Fazliu 57’, Florim Bërbatovci 80’ – Taulant Dajaku 48’
Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:3 (3:1) A. Ahmeti 20’ (p), B. Krasniqi 30’, 61’, G. Begolli 45’, M. Mazrekaj 47’ – Sami Geci 6’ (p), Alban Guci 80’, Genc Hamiti 82’

2013/14: Drenica – Prishtina 1:0 (1:0) Qemail Elshani 21’
Prishtina – Drenica 1:2 (0:2) Driton Krasniqi 77’ – Granit Arifaj 68’, Kreshnik Lushtaku 82’
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Azem Ahmeti 54’, Driton Krasniqi 82’ – Granit Arifa 71’

2014/15: Drenica – Prishtina 2:0 (2:0) Kreshnik Lushtaku 18’, Taulant Dajaku 37’ (pen)
Prishtina – Drenica 3:0 (1:0) Labinot Osmani 42’, 77’, Gentrit Begolli 89’
Prishtina – Drenica 0:2 (0:1) Kastriot Mehmeti 4’, Dren Gashi 88’

2015/16: Prishtina – Drenica 1:1 (0:0) Driton Krasniqi 84’ – Drilon Osmani 87’
Drenica – Prishtina 1:0 (0:0) Granit Arifaj 56’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:0) Dren Gashi 90’

2016/17: Drenica – Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 6:0 (2:0) Basit Abdul Khalid 38’, 62’, Lorik Boshnjaku 45+1’, Gentrit Begolli 72’, Mergim Neziri 84’, Shend Kelmendi 88’
Drenica – Prishtina 1:3 (0:1) Sami Geci 90+3’ (pen) – Gauthier Mankenda 4’, 74’, Basit Abdul Khalid 62’