Lajme

Statistikat: Drita – Prishtina

Statistikat: Drita – Prishtina

Të dielën ndeshja e 47-të zyrtare

Prishtinë, 6 mars 2020 – Të dielën në Gjilan nga ora 14:00 zhvillohet derbi, Drita – Prishtina. Gjilanasit janë skuadra e 4-të më e trofeshme në kampionat më dy tituj kampioni, përderisa Prishtina është larg më e mira me 10 trofe, 7 më shumë se Besa e Feronikeli me nga 3 tituj.

Dy skuadrat të dielën zhvillojnë duelin e 47-të në të gjitha ndeshjet zyrtare pas luftës. Nga 46 përballjet, Prishtina i ka fituar 21, 16 barazime dhe 9 ndeshje ka fituar Drita. Goldallimi është në të mirë të Prishtinës +26, 61:35.

Prishtina në tre ndeshjet e fundit i ka fituar dy prej tyre dhe një barazim. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni kanë fituar bardhekaltrit në kryeqendër minimalisht me golin e Armend Thaqit (82’).

Në 19 ndeshjet e zhvilluara në Gjilan, përballjet janë të barabarta me nga 4 fitore të dy skuadrave dhe 11 barazime me goldallim në të mirë të Prishtinës, 18:16.

Rezultati më i shpeshtë i përballjes në Gjilan është barazimi 1:1, plotë 8 herë. Rezultati 1:1 është më i shpeshti edhe në të gjitha përballjet nga 46 sa jonë, në 9 raste.

Gauthier Mankenda është realizuesi më i mirë Prishtinës nga futbollistët aktiv me 3 gola duke u pasuar nga Meriton Korenica dhe Armend Thaqi me 1 gol. Te skuadra e Dritës prin Xhevdet Shabani me 2 gola ndërsa nga 1 gol kanë shënuar Fidan Gërbeshi dhe Betim Haxhimusa.