Lajme

Statistikat: Prishtina – Drenica

Statistikat: Prishtina – Drenica

Ndeshja zhvillohet nesër, e premte, në Podujevë 13.00h

Prishtinë, 2 mars, 2017 – Prishtina dhe Drenica takohen për 44-në herë pas luftës. Vetëm një ndeshje e kanë jo-kampionale, edhe atë në finale të Kupës në vitin 2006 kur kishte triumfuar Prishtina pas penalltive. Por, ne do t’i llogarisim të gjitha ndeshjet zyrtare, 43 sosh.

Drenica vetëm në edicionin 1999/00 i ka munguar Superligës dhe që nga ai moment, përveç Prishtinës dhe Besës është skuadra e vetme që s’ka rënë më nga liga.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në vjeshtë në Skenderaj, takimi ishte mbyllur pa gola, 0:0. Por, edhe ndeshjen e parafundit po në Skenderaj ka fituar Prishtina 1:0 (Dren Gashi 90’). Por, në dhjetë ndeshjet e fundit, Drenica ka bilanc më pozitiv, prej 5 fitoresh, 2 barazime dhe vetëm tre fitore të Prishtinës.

Nga 43 ndeshje zyrtare, kuptohet, Prishtina ka larg bilanc më të mirë prej 20 fitoresh, 9 barazime dhe 14 fitore të kuqezinjve me goldallim +20 për bardhekaltrit, 63:43.

Drenica ka një bilanc kundër Prishtinës që nuk e ka askush. I ka shënuar më shumë gola bardhekaltërve në Prishtinë (22) se sa në fushën e vet (21).

Në Skenderaj, nga 21 ndeshje, vendasit kanë 10 fitore, 6 barazime dhe 5 Prishtina, me +5 për Drenicën, 21:16.

Në Prishtinë, nga 22 ndeshje zyrtare, bardhekaltrit kanë 14 fitore, 3 barazime dhe 4 fitore të Drenicës me+25 për bardhekaltrit, 47:22.

Prishtina fitoren më të thellë kampionale pas luftës e ka me Drenicën, 7:0 më 27.04.2003 (Sheremet Isufi 12’, 66’, 73’, Arsim Plepolli 14’, 44’, Besnik Kollari 52’, Jeton Gashi 86’).

Prishtina ka edhe pesë fitore të thella, si 4:0, 5:2, 5:3 e 3:0 (dy herë). Drenica asnjëherë nuk ka fituar me më shumë se dy gola diferencë (2:0 – dy herë në Prishtinë!) dhe fitoren e vetme 3:1, e ka në ndeshjen e bojkotuar nga ekipi i parë i Prishtinës me të cilën e kishte zhvilluar me junior (1:3 – 30.11.2008).

Prishtina dhe Drenica në përballjet e tyre kanë 12 rezultate të ndryshme dhe vetëm katër herë kanë luajtur pa gola, pra statistikë e jashtëzakonshme e shënimit të golave. Ndërsa më së shumti, 10-herë - 1:0 kanë përfunduar takimet (nga 5 fitore të dyja). Ndërsa. 2:1, plot 8-herë (nga 4 fitore të dy skuadrat).

63-golat e Prishtinës i kanë shënuar 36 futbollistë. Prin bindshëm Sheremet Isufi me 9-gola (1x3, 1x2), i ndjekur nga dy ish-kapitenët, Driton Krasniqi 4 e Azem Ahmeti 3. Nga futbollistët aktiv kanë shënuar vetëm Gentrit Begolli 2 gola dhe Liridon Kukaj 1.

43-golat e Drenicës i kanë shënuar 27 futbollistë. Prin Besim Bajraktari 6 (1x2), Taulant Dajaku 4, si dhe nga 3 gola Granit Arifaj e Brahim Vojvoda.

Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë. Prej tyre mbi 3 ndeshje i kanë, Ramiz Krasniqi 11 ndeshje (4 fitore, 2 barazime, 5 humbje), Afrim Tovërlani 7 (3 fitore, 1 barazim, 3 humbje) dhe Ajet Shosholli 6 (4 fitore, 1 barazim e 1 humbje). 

Drenicës i kanë prirë 11 trajnerë. Rekorder absolut është Tahir Lushtaku me 15 ndeshje (7 fitore, 2 barazime, 6 humbje). Të gjithë tjerët kanë nga 6 ndeshje e më pak.

Përballjet më të shpeshta ndërmjet trajnerëve është ndërmjet Ramiz Krasniqit e Tahir Lushtakut. Nga 8-përballje, Krasniqi i ka fituar vetëm 2, kurse Lushtaku plot 5 ndeshje dhe 1 është mbyllur baras.


Avni Durmishi