Lajme

Statistikat: Prishtina – Drita

Statistikat: Prishtina – Drita

Dy skuadrat bardh e kaltër takohen për 37-herë pas luftës

Drita - Prishtina 0:1

Prishtinë, 17 mars, 2017 – Të shtunën, nesër, 18 mars, nga ora 14.00, Prishtina dhe Drita takohen në kuadër të javës së XXII të Vala Superligës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin, “Zahir Pajaziti” në Poduejvë.

Do të jetë ky takimi i 37-të zyrtar në të gjitha garat pas luftës.

Deri sa pas luftës njiheshin si dy kundërshtar të përbetuar në luftë për trofe, sidomos titullin e kampionit, Drita tani e disa vite përpëlitet në fundin e tabelës, por përkundër kësaj, përballjet gjithmonë kanë qenë dramatike, por me statistika, Prishtina është larg më e suksesshme.

Në 21 ndeshjet e fundit, Drita ka arritur vetëm një fitore (edicionin e kaluar – 1:0) dhe ka barazuar 8 herë duke u mposhtur plot 13 herë. Tre përballjet e fundit Prishtina i ka fituar të gjitha, një kampionate, e fundit në vjeshtë në Gjilan (0:1, Mankenda), finalen e Kupës (2:1) dhe ndeshjen kampionale para saj, po në kryeqendër (3:2).

Në 36 ndeshje zyrtare, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 18 fitoresh, 13 barazime dhe vetëm 5 humbje, me goldallim +25, 53:28.

Në Prishtinë janë zhvilluar 20 ndeshje, duke llogaritur edhe një finale të Kupës dhe Superkupa. Prishtina ka 14 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje, me golldallim +22, 37:15.

Në Gjilan janë zhvilluar 16 ndeshje (duke e llogaritur edhe një si vendase, por të zhvilluar në “Adem Jashari” të Mitrovicës) dhe edhe këtu Prishtina ka bilanc pozitiv prej 4 fitoreve, 9 barazimeve dhe 3 humbjeve, me golldallim +3, 16:13.

Prishtina dhe Drita sëbashku kanë shënuar 81 gola, që i bie mesatare e jashtëzakonshme në përballje prej 2.2 golave për ndeshje (Prishtina 1.4 – 0.7 Drita). 

Rezultati më i shpejtë përballje është 1:1 (7 herë në Gjilan, 1 në Prishtinë). Pastaj 6 herë 2:0 (Prishtina 4 fitore; 3 vendas – 1 mysafir, Drita 2 herë, në dyja fushat nganjëherë) dhe po ashtu 6 herë 2:1 (Prishtina 5 herë; 4 vendas -1 mysafir, Drita 1 herë si mysafir).

Drita nuk ka fitore më të lartë se dy gola epërsi (3:1 një herë dhe 2:0 – dy herë).

Prishtina përkundrazi, ka fitore prej 5:0, prej 3:0 (tre herë, prej tyre njëherë në Gjilan).

Nga 53-golat e Prishtinës, i kanë shënuar 35 futbollistë. Prin ish-futbollisti i dy skuadrave, Xhevdet Llumnica me 4 gola, i ndjekur me nga 3 gola nga Ertan Hasan 3 (1x3) dhe Bashkim Patoku (1x2). Nga futbollistët aktivë, kanë shënuar Basit Abdul Khalid 2 (1x2 – në finale të Kupës), dhe 1 gol Shend Kelmendi, Gauthier Mankenda dhe Debatik Curri.

28 golat e Dritës janë shënuar nga 23 futbollistë. Asnjë futbollist nga ka shënuar mbi dy gola dhe vetëm pesë prej tyre e kanë arritur atë shifër, Selman Berisha (1x2), Baki Bulliqi (1x2), Bekim Isufi, Ismet Ramushi dhe Leonit Abazi.

Në 36 përballje, Prishtinës i kanë prirë 12 trajnerë dhe prej tyre më shumë se tre përballje kanë tre trajner. Bindshëm prin Ajet Shosholli me 10 ndeshje (4-3-3 me golldallim 12:12), Afrim Tovërlani me 8 ndeshje dhe me bilancin më të mirë pa humbje (4-4-0, 16:5) dhe Jusuf Tortoshi me 5 ndeshje (2-2-1, 5:2).

Dritës në 36 përballje i kanë prirë rekord trajnerësh, 16. Vetëm tre prej tyre kanë mbi 3 paraqitje. Prin Bekim Isufi me 5 ndeshje, por pa arritur asnjëherë të mposhtë Prishtinën (0-2-3 me goldallim 3:9). Me katër përballje është Arbnor Morina, po ashtu pa e shijuar fitoren (0-3-1, 4:5) dhe Sedat Pajaziti po me katër ndeshje, por me një fitore (1-1-2, 5:6).

Nga përballja e trajnerëve, nga tre herë janë përballur dy trajnerë të ndryshëm.

Afrim Tovërlani me Arbnor Morinën nga bilanc më të mirë prej 1 fitore e 2 barazime (4:3 goldallimi), Bylbyl Sokoli (Drita) ka bilanc pozitiv me Jusuf Tortoshin prej 1 fitore e 2 barazimeve (3:0) dhe përballja e fundit prej 3 duelesh është ndërmjet Ajet Shoshollit e Muharrem Sahitit me bilanc më të mirë të Shoshollit prej 2 fitore e 1 humbje (4:3).

Përpunoi: Avni Durmishi