Lajme

Statistikat: Prishtina – Feronikeli

Statistikat: Prishtina – Feronikeli

Titujt: Prishtina 10 – 2 Feronikeli

Prishtinë, 6 mars 2019 – Prishtina dhe Feronikeli sot nga ora 17:00 takohen në kuadër të javës së XXI të Ipko Superligës. Jo vetëm derbi që përcakton shumë rrjedhën e kampionatit, por ekipi nga Drenica iu është imponuar Prishtinës si rivali më i fortë në 5 vitet e fundit. Kaq vite sa Prishtina është pa titull, ishte Feronikeli që i mori dy nga ta. Edhe Feronikeli nuk ishte pa krizë, madje ishte pranë shuarjes, por me vendim të pashembullt kishte ndërhy Federata dhe e kishte shpëtuar. Dhe, kishte bërë mirë, e kishte shpëtuar kampionatin, megjithëse nuk thirrej në rregulla.

Më poshtë i gjeni statistikat e përballjeve të pas luftës, më konkretisht nga ndeshja për kupë më 2002.

Titujt: Prishtina 10 – Feronikeli 2
22 ndeshje zyrtare: Prishtina 9 fitore – 6 barazime – Feronikeli 7 fitore
Golldallimi: Prishtina 31:18 Feronikeli
Fitoret më të larta të Prishtinës: 0:9 (Kupë 2002), 1:8 (kampionat, 2013)
Fitoret më të larta të Feronikelit: 3:1 dhe 2:0 (kampionale)

Rekordet:
Prishtina në 8 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje
Prishtina në 4 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol
5 ndeshjet e fundit janë zhvilluar në Drenas dhe Prishtina ka 2 fitore e 3 barazime vetëm 1 gol të pësuar
Edhe Feronikeli kishte 7 ndeshje pa humbje në vitet 2014-2016 duke arritur 4 fitore e 2 barazime
2 ndeshjet e fundit në Prishtinë i ka fituar Feronikeli me 1:0, më 2014 dhe 2015

9 rezultate janë arritur në përballje
Më i shpeshti është 1:0 – 9 herë – dy skuadrat kanë nga 4 fitore me këtë rezultat
0:0 është luajtur 4 herë – 1 në Kastriot – 3 në Drenas
2:1 – 3 herë, të gjitha i ka fituar Prishtina
2:0 – 2 herë – të dyja i ka fituar Feronikeli

Dy skuadrat kanë shënuar 49 gola, Prishtina 31 – 18 Feronikeli
2,2 gola janë shënuar për ndeshje: Prishtina 1.4 – 0.8 Feronikeli

31 golat e Prishtinës i kanë shënuar 19 futbollistë
Më së shumti Florim Bërbatovci 5 (het-trik dhe dopio) dhe Uliks Emra 4 (1x4)
Khalid, Mankenda dhe Morina kanë shënuar nga 1 gol nga futbollistët aktiv

18 golat e Feronikelit i kanë shënuar 9 futbollistë
Më së shumti Behar Maliqi 6 (një dygolësh), Fatih Karahoda 4 (1x2)
Nga futbollistë aktiv ka shënuar Mendurim Hoti 2 dhe Lapidar Lladrovci 1 e Mevlan Zeka 1.

Prishtinën e kanë udhëheq 12 trajnerë
Më së shumti Tovërlani 5 ndeshje (3-0-2, 11:6) dhe Josa pa humbje në 4 ndeshe me 1 fitore e 3 barazime duke mos pësuar gol dhe të vetmen fitore me rezultat minimal 1:0.

Feronikelin e kanë udhëheq 9 trajnerë
Më së shumti Gani Sejdiu 6 – pa humbje me 3 fitore e 3 barazime me goldallim 8:4.
Trajneri i tanishëm Ramadani e ka udhëhequr 2 herë, pa fitore dhe pa shënuar gol, duke e arritur 1 barazim e një humbje (0:1).
Ramadani gjithsejtë kundër Prishtinës ka udhëhequr (Feronikeli e Trepça ’89) 4 ndeshje duke e arritur vetëm një fitore 1:0 dhe dy humbje me nga 1:0 e një barazim 0:0.