Lajme

Statistikat: Trepça ’89 – Prishtina

Statistikat: Trepça ’89 – Prishtina

Janë zhvilluar 44 përballje – janë shënuar 100 gola – 2.2 për ndeshje

Prishtinë, 6 mars, 2017 – Prishtina dhe Trepça ’89 pas luftës kanë zhvilluar 44 ndeshje zyrtare. Deri sa Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë, Trepça ’89 ka fituar vetëm një Kupë të Republikës dhe një Superkupë.

Në tetë përballje e fundit, Prishtina ka vetëm një fitore, 3 barazime dhe plot 4 humbje.

Po ashtu, në këtë edicion, Prishtinës humbjen e parë pas 8-javëve ia kanë shkaktuar “minatorët” në Kastriot – 0:2. Ishte kjo fitorja e Trepçës ’89 si mysafire e Prishtinës pas 6 udhëtimeve. Por, edhe Prishtina fitoren e fundit në “Riza Lushta” e ka para katër ndeshjeve dhe po ashtu ka një barazim. Pra, deri sa dikur, as barazimi nuk konsiderohej si udhëtuese ndërmjet këtyre dy skuadrave, tani rezultati është totalisht i paparashikueshëm dhe nuk varet fare se ku zhvillohet ndeshja.

Nga 44 ndeshje, Prishtina ka fituar 20 – 8 barazime dhe 16 fitore të “minatorëve”, me goldallim +18 për bardhekaltrit, 59:41.

Në Prishtinë janë zhvilluar 22 ndeshje dhe Prishtina ka larg bilanc pozitiv me 16 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, me +27 gola, 41:14.

Por, në Mitrovicë, Trepça ’89 dominon nga 21 ndeshje me 12 fitore, 5 barazime e 4 humbje, +8, 26:18.

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë statistika të jashtëzakonshme të shënimit të golave. Janë shënuar rrafsh 100 gola. Dhe vetëm në 3-përballje ndeshja është mbyllur 0:0 (2 në Prishtinë – 1 në Mitrovicë), dhe mesatarja për ndeshje e shënimit të golave, është gati e jashtëzakonshme, 2.2 për ndeshje.

Rezultati më i shpeshtë, me rezultatin 1:0, ndeshjet janë mbyllur 13-herë (4-9 për Trepçë’ 89, prej tyre i ka arritur 7 si vendase, 1 si mysafir dhe 1 neutral në Superkupë). Me asnjë fitore me rezultat tjetër Trepça ’89 nuk ka fitore më shumë, të gjitha i ka Prishtina, duke filluar me 2:0 (5-3), 3:1 (3-1) etj. Pra, Trepça ‘89, nuk ka as fitore më të thellë se dy gola epërsi. Me 2:0 ka fituar 3 herë (2-1 vendas) dhe 3:1 vetëm 1 herë edhe atë si vendas. Kurse, Prishtina, ka fituar dy herë me 4:0 (vendas), si dhe nga njëherë vendas me 4:1 e 3:0. Por, Prishtina ka fitore të lartë edhe prej 1:3 si mysafire, sikurse që ka edhe 0:2 (2-herë).

Nga 59-golat e Prishtinës, i kanë shënuar 37-futbollistë dhe prin bindshëm ish-kapiteni, Azem Ahmeti me 7, i ndjekur nga Sheremet Isufi 5 (2x2), si dhe Enis Fetahu me 4 e Driton Krasniqi me 3. Është e jashtëzakonshme, se nga futbollistët aktual bardhekaltër, vetëm Shend Kelmendi i ka shënuar ’89-shit (1 gol).

Nga 41 golat e ’89-shit, i kanë shënuar 23 futbollistë dhe prin bindshëm kapiteni i tanishëm, por ç’është e vërteta, shumicën i ka shënuar nga ndërprerjet, Shpëtim Idrizi – 9 gola (1x2). Larg kanë mbetur, Blerand Kurtishaj me 4, Enver Jashari me 3 (1x2) sikurse edhe futbollisti ikonë e kësaj skuadre, Elvis Osmani (3).

Në 44 përballje, Prishtinës i kanë prirë 14-trajner. Vetëm tre kanë mbi 5 ndeshje. Prinë bindshëm, Ajet Shosholli me 10 ndeshje (7-1-2; 21:6), Afrim Tovërlani 10 (5-4-1’; 17:9) dhe Ramiz Krasniqi 6 ndeshje (2-1-3; 4:5).

Ndërsa Trepçën ’89 e kanë udhëhequr dyfish më pak trajner, 7, dhe tre trajnerë kanë mbi 8-paraqitje. Udhëheq Gani Sejdiu me 13 ndeshje, por me bilanc tejet negativ, 4-1-8; 8:16, njëjtë edhe Rafet Prekazi nga 12 ndeshje ka bilanc negativ, 3-3-6; 10:24 dhe Fahredin Duraku nga 9 ndeshje me bilanc tejet pozitiv, 4-3-2 12:10.

Përballja me më shumë ndeshje ndërmjet trajnerëve është ndërmjet Ajet Shoshollit (Prishtina) dhe Rafet Prekazit, meqë rast Shosholli ka bilanc absolut pozitiv, 4 fitore e 1 barazim dhe 16:3. 

1999/00: Prishtina – Minatori ’89 (Trepça ’89) 4:0 (2:0) Xhevat Kurti 4’, Rasim Gajtani 14’, Kushtrim Munishi 52’, Visar Aliu 65’
1999/00: Minatori ’89 - Prishtina 2:2 (1:1) Emin Maxhuni 44’, Elvis Osmani 81’ – Afrim Tovërlani 14’, 52’
2000/01: Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (1:0) Sheremet Isufi 26’
2000/01: Trepca ’89 – Prishtina 1:2 (1:0) Rexhep Veliu 11’ – Sheremet Isufi 48’, 87’
2001/02: Prishtina - Trepça ‘89 0:1 (0:0) Elvis Osmani 73’
2001/02: Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (2:0) Enver Jashari 4’, 31’ – Kreshnik Zhega 85’
2002/03: Trepça ’89 - Prishtina 1:3 (0:2) Afrim Mziu 81’ – Adnan Haliti 23’, Emin Baliqi 32’, Besnik Kollari 63’
2002/03: Prishtina – Trepça ‘89 3:0 (1:0) Besim Slishani 41’, 48’, Besnik Kollari 55’
2003/04: Prishtina - Trepça ‘89 4:0 (2:0)Bashkim Patoku 13’, Xhevdet Llumnica 34’, Sheremet Isufi 70’, 88’
2003/04: Trepça ’89 - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 8’, Xhevdet Llumnica 48’
2004/05: Prishtina – Trepca ’89 1:0 (1:0) Visar Sermaxhaj 11’
2004/05: Trepca ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Dzemo Smjeqanin 10’
2004/05: Prishtina – Trepca ’89 2:0 (1:0) Driton Krasniqi 28’, Eduard Berisha 72’
2004/05: Trepca ’89 – Prishtina 2:0 (0:0) Seid Onbashi 50’, Enver Jashari 55’
2005/06: Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Lindrit Misini 52’
2005/06: Prishtina - Trepça ’89 2:0 (1:0) Mensur Limani 3’, Erdin Hashani 62’ ????
2006/07: Prishtina – Trepça ’89 2:1 (2:0) Malsor Gjonbalaj 30’, 45’ – Muhamet Dragusha 8
2006/07: Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Plepolli 66’
2007/08: Prishtina – Trepça ’89 4:1 (0:1) Kushtrim Munishi 50’, Ertan Hasan 54’, Yll Hoxha 65’, Enis Fetahu 84’ – Shpetim Idrizi 5’
2007/08: Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (0:1) Edmond Turku 65’, Visar Shkupolli 88’ – Enis Fetahu 45+2’
2007/08: Kupa ½ Prishtina – Trepça ’89 2:2 (0:2) Enis Fetahu 48’, Azem Ahmeti 75’ – Elvis Osmani 28’, Visar Shkupolli 35’
2007/08: upa ½ Trepça ’89 – Prishtina 0:0
2008/09: Prishtina – Trepça ’89 3:1 (2:0) Berat Hyseni 14’, Behar Maliqi 37’, Agron Skeraj 65’ – Shpëtim Idrizi 84’
2008/09: Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:0) Goce Petreski 57’ – Azem Ahmeti 48’
2010/11: Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Berat Hyseni 19’
2010/11: Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (0:0) Ilir Berisha 60’
2010/11: Prishtina – Trepça ‘89 3:1 (0:0) Azem Ahmeti 58’, S. Saliagiq 79’, Astrit Fazliu 84’ – Shpetim Idrizi 52’
2011/12: Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (1:0) Ibrahim Peci 39’
2011/12: Prishtina – Trepça ’89 2:1 (1:0) Besnik Krasniqi 32’, Enis Fetahu 66’ – Berat Hyseni 58’
2011/12: Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Liridon Ahmeti 90’
2011/12: SUPERKUPA Prishtina – Trepça ’89 0:1 (0:1) Shpetim Idrizi 3’
2012/13: Prishtina – Trepça ‘89 1:2 (0:1) Azem Ahmeti 47’ -  Shpëtim Idrizi 41’, 80’
2012/13: Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:1) Shpëtim Idrizi 52’ – Azem Ahmeti 12’
2012/13: Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0) Argjent Malaj 16’, Florim Bërbatovci 63’
2013/14: Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Azem Ahmeti 75’
2013/14: Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:1) Adnan Haxhaj 23’, Driton Krasniqi 90+3’
2013/14: Trepça ’89 – Prishtina 3:1 (0:0) Shpëtim Idrizi 51’, Labinot Jetullahu 57’, Blerand Kurtishaj 71’ – Azem Ahmeti (pen) 67’
2014/15: Prishtina – Trepça ’89 0:0
2014/15: Trepça ’89 – Prishtina 2:2 (1:2) Drilon Musaj 2’ Emin Baliqi 63’ – Liridon Latifi 20’, 29’
2014/15: Prishtina – Trepça ’89 0:0
2015/16: Trepça ’89 – Prishtina 2:0 (1:0) Gentian Mazrekaj 16’, Blerand Kurtishaj 73’
2015/16: Prishtina – Trepça ’89 3:2 (2:0) Shend Kelmendi 43’, Durim Gashi 45’, Driton Krasniqi 90+4’ – Blerand Kurtishaj 49’, Shpëtim Idrizi 76’ (pen)
2015/16: Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (0:0) Blerand Kurtishaj 67’
2016/17: Prishtina – Trepça ’89 0:2 (0:1) John John 11’, 73’


©Avni Durmishi, ndalohet rreptësisht kopjimi i statistikave pa citimin e burimit