Lajme

Stërvitjet s’i ndal as mjegulla e dendur

Stërvitjet s’i ndal as mjegulla e dendur

Sot dita e tretë e përgatitjeve

Prishtinë, 9 janar 2018 – Bardhekaltrit sot kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore që nga fillimi i fazës së parë përgatitore të dimrit. Skuadra po stërvitet në fushën me bari sintetik dhe të mbuluar me mjegull në “Top footbal” të Mazgitit afër Kastriotit. Ndërsa pasdite do të mbaj seancë stërvitore në fushat vogla të mbyllura me bari sintetik në “Prince”, lagja Arbëria.

Skuadra pothuajse është kompletuar (mungon vetëm Januzi me leje dhe Jashari me grip) dhe janë gjithsejtë 31 futbollistë që po përgatiten intensivisht. Kurse, Lorik Boshnjaku sëbashku me grupin e fisioterapeutëve të klubit po bënë çmos që të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore në fazën e dytë që do të zhvillohet në Turqi.