Lajme

Stoger: Prishtina skuadër e mirë teknike, e fortë fizikisht

Stoger: Prishtina skuadër e mirë teknike, e fortë fizikisht

Prishtinë, 12 korrik, 2021 - Në prezencën e disa gazetarëve hungarez dhe asnjë vendor, skuadra nga Budapesti ka mbajtur konferencën për media.

Stoger: Prishtina skuadër e mirë teknike, e fortë fizikisht

“Jemi në pozitë te mirë, e kemi rezultatin 3-0. Por ende s’ka përfunduar asgjë, i kemi edhe 90 minuta. Duhet të mbajmë motivin lartë dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi mundësi të artë të kalojmë tutje”

“Gjithkush do te donte të ishte stadiumi i mbushur. Por, tani jemi mësuar me këtë atmosferë dhe s’ mund të themi se është apo nuk është avantazh për ne. Por, patjetër që do të dëshironim të ishin tribunat e mbushura me shikues. Shpresojmë shpejtë të përmirësohet kjo situatë”.

“Me e rëndësishme është të luajmë sigurt, shpejtë, ta ruajmë topin. Dua të kontrollojmë më shumë situatën në mbrojtje, mos të na ndodhin lëshimet e ndeshjes së pare dhe që t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara”.

“Normalisht, pres kundërshtar i cili donë të rrezikoj më shumë, sepse s’kanë çfarë të humbasin pas rezultatit 3-0. Janë skuadër e mirë teknike, fizikisht janë të fortë. Por, ne duhet të sillemi saktësisht profesionalisht”.

“Ne do të luajmë me përbërjen më të mirë, si gjithmonë si në çdo ndeshje tjetër. Kjo është me rëndësi për mua, të luajnë futbollistët më të përgatitur të momentit”. , ka thënë Peter Stoger, kryetrajner i Ferencvaroshit