Lajme

Sulmuesi i lindur në Gjermani, Mergim Neziri përforcimi i radhës

Sulmuesi i lindur në Gjermani, Mergim Neziri përforcimi i radhës

I riu Donat Hasanaj promovohet nga të rinjtë e skuadrës me kontratë profesionale

Mergim Neziri

Prishtinë, 4 korrik 2016 – Pas disa ditëve në seanca stërvitore, ka bindur fuqishëm sulmuesi i lindur në Gjermani, Mergim Neziri. 23 vjeçari, i lindur më 30. 04. 1993 në Karlsruhe të Gjermanisë, luan me të dy këmbët, ndërsa është i gjatë 1.84 cm. Karrierën ka nisuar tek kadetët (U-17) të Karlsruhes, pastaj në U-19 të Freiburg, për të vazhduar profesionalisht në VfR Aalen, Nurnberg II, Seligenporten, KSV Bauntal dhe sëfundi te skuadra e elitës së futbollit rumun, FC Botosani.

Neziri: Me Prishtinën të realizoj ëndrren evropiane

“Kam lindur në Gjermani edhe pse jam me prejardhje nga Gjilani dhe në Kosovë kam familje të ngusht dhe kuptohet se këtu ndjehem si në shtëpinë time. Prishtina më ka ofruar të gjitha kushtet dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur. Prishtina është klub i madh dhe me traditë dhe kam shumë besim se do të realizoj ëndrren evropiane me klubin më të madh në vend”, ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Neziri.


“Shpresojmë se Neziri do të shfaq cilësitë e tij të marra nga futbolli gjerman dhe do t’ju hap rrugë të gjithë talenteve tjera të bashkatdhetarëve tanë që nuk kanë shumë hapësirë në vendet ku jetojnë. Besojmë se Neziri do të jap më të mirën dhe sëbashku të përfaqësojmë vendin me Prishtinën në garat ndërkombëtare”, ka thënë, me rastin e nënshrimit të kontratës, kryetari, FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Donat Hasani

I riu, Donat Hasanaj, i cili ka kaluar nëpër tërë Shkollën e futbollit të FC Prishtina, është promovuar duke nënshkruar kontratë profesionale me klubin. I lindur më 18. 09. 1998, mesfushori vije nga kategoria U-19 (juniore) e skuadrës sonë.

A.D.