Lajme

Sulmuesi Marjo Morina nënshkruan me Prishtinën

Sulmuesi Marjo Morina nënshkruan me Prishtinën

131 ndeshje në Kategorinë Superiore – 26 gola

Marjo Morina

Prishtinë, 15 gusht 2018 – Marjo Morina, 25 vjeç, i lindur në Tiranë më 16.10.1992, i gjatë 176 cm, sulmuesi këmbëshpejtë nga sot është pjesë e Prishtinës. Futbollisti me 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në Kategorinë e parë, do të provoj që me Prishtinën të kthej famën që kishte nga viti 2010 deri më 2017. Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit të Vlorës, Kukësit, Kamzës, Besës së Kavajës dhe së fundi i Dinamos Tiranës, pritet që gradualisht pas përmirësimit të konditave fizike të jetë pjesë që do të ndihmoj skuadrën drejt rikthimit të titullit në kryeqendër.

Nga statistikat e frikshme që ka pasur Morina në kampionatin shqiptar, në vitin 2017-2018 kishte përfunduar në Kategorinë e parë dhe Marjo me trajnerin Josa që e njeh shumë mirë, do të provoj t’i rikthehet lavdisë së tij duke i harruar problemet personale që ka pasur së fundi, dhe i cili thekson:

“Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë.

Ndërsa,  duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar nga Supersporti që i jep andej, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe.

Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lartë që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë. Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që sëbashku të bëjmë gjëra të bukura”, ka thënë, Marjo Morina. 

Marjo Morina