Lajme

“Super dominim nga skuadra jonë”

“Super dominim nga skuadra jonë”

Endrit Krasniqi: Super dominim nga skuadra jonë

“Në fillim rëndësi shumë të madhe ka kalimi në finale, kjo është më e rëndësishmja. Pastaj, lirisht mund të themi se ishte ndeshje super e dominuar nga skuadra jonë. Kurse, në finale shpresoj që të kemi qetësi më të madhe, sidomos në përfundim të aksioneve. Ndërsa, po ashtu ishte ndjenjë e veçantë shënimi i golit të parë historik për klubin e Prishtinës në Ligën e kampionëve që pas pranimit në arenën ndërkombëtare. Shpresojmë të vazhdojmë me këso paraqitje duke i uruar gjithë ekipin e duke uruar qytetarët e Prishtinës e sidomos “Plisat”.