Lajme

Superkupa: Drita - Prishtina 2-1

Superkupa: Drita - Prishtina 2-1

Prishtina shkëlqeu në pjesën e parë - në të dytën e humbi trofeun

Prishtinë, 13 gusht 2018 - Tre penallti rresht të humbura me Fola-n, tre shtylla të qëlluara brenda 45 minutave sonte, megjithatë goli i bukur i Mankendës dhe loja e pjesës parë, u dukë që  e thyen fatin e keq. Por, jo. Dhe megjithëse trofe i pavlerë financiar, futbollistët pas ndeshjes të gjithë u shtrinë në fushë nga dëshpërimi.  E donin kaq shumë këtë trofe, për nismë të mbarë, për kthimin në stadium, për adhuruesit e shumtë që sot ishin jashtëzakonisht korrekt e përkrah skuadrës. Por, kur nuk e donë, nuk e donë. Nga një penallti shumë diskutabile, një gabimi në mesfushë dhe trofeu u humb, u harrua loja e mirë e pjesës së parë, tre shtyllat dhe disa raste ideale shënimi. Mbase, të gjitha këto dhe me gjithë tre mungesat e mëdha sonte, japin shpresë që skuadra do të nis furishëm kampionatin, sepse jo gjithmonë fatin mund ta kesh kundër.

Superkupa

Drita - Prishtina 2-1 (0-1)

Golat: Fidan Gërbeshi (p) 65’, Betim Haxhimusa 81’ - Gauthier Mankenda 34’

Shikues: 10.000

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) - Besfort Kosumi (Pr)

KV: Gërbeshi, Leci, Livoreka, Lamçja - Thaqi

Pozita jashtë lojës: Dri 2-0 Pri

Kornerët: Dri 0-10 Pri

Gjuajtjet totale: Dri 5-10 Pri

Gjuajtjet në portë: Dri 3-6 Pri

Drita: 31. Edvan Bakaj - 11. Përparim Livoreka, 5. Ardian Limani /c/, 4. Fidan Gërbeshi, 13. Liridon Leci, 7. Endrit Krasniqi, 25. Bujar Shabani, 27. Eri Lamçja (14. Zgjim Mustafa - 76’), 10. Xhevdet Shabani, 93. Haxhi Neziraj, 23. Betim Haxhimusa. Kryetrajner: Bekim Isufi.

Prishtina (4-4-2): 12. Visar Bekaj /c/ - 22. Armend Thaqi, 8. Ahmet Haliti, 3. Jamal Arago, 13. Abdul Bashiru - 15. Gauthier Mankenda, 21. Argjend Mustafa, 66. Ergyn Ahmeti, 17. Arbër Hoxha - 19. Alen Jasharoski (7. Lorik Boshnjaku - 86’), 9. Basit Abdul Khalid. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Diar Miftaraj, Donat Hasanaj, Liridon Fetahaj, Kastriot Selmani. Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Drita nisi ndeshjen duke dashur të kontrollonte topin, por në fakt, Prishtina pothuajse sa herë e merrte atë rrezikonte në mënyrë permanente, duke gjuajtur plot 7 herë portën e prej tyre u qëlluan 3 shtylla (Jasharoski, Hoxha dhe Mankenda), ndërsa një gjuajtje të Ahmetit e shpëtoi portieri e një tjetër ia ndali Jasharoskit i cili e kishte edhe një tentim skaj portës. Por, u deshtë që pas asistimit të Jasharoskit e që më parë vetë Mankenda e kishte udhëhequr aksionin, të shënonte gol të bukur ballore me gjuajtje direkte nga 18-20 metra.

Në pjesën e dytë, përveç që Drita provonte njëjtë me posedim, ajo pati sukses edhe në disa depërtim, por jo raste shënimi, deri te ajo e Xhevdet Shabanit kur u rrëzua në zonë pothuajse pa e prekur Thaqi dhe ku nga pika e bardhë shënoi Gërbeshi. Edhe goli i dytë ra pre e gabimit në mesfushë dhe kundërzbritjës së shpejtë, asistimit të përkryer të Xhevdet Shabanit dhe golit nga afërsia të Betim Haxhimusës.

Ndërsa Prishtina edhe pse nuk luajti si në pjesën e parë, ajo pati rast ideal me Khalid 2-3 herë, duke gjuajtur mbi tra nga 16 metra e në dy raste tjera duke mos ia dalë t’i zinte krosimet e rrezikshme nga anash.

Dhe shumë kush nga dëshpërimi i humbjes krijoi përshtypje të keqe për ndeshjen, por në fakt, e ndoshta duke mos u pajtuar shumë kush, Prishtina pas ndeshjes në Evropë, e humbi edhe një tjetër pa fat, por shumë më pak të rëndësishme dhe me kthimin e Dallkut e Korenicës e riaftësimit të Bekteshit, Pefqelit dhe ardhjes eventuale të një sulmuesi, krejt kjo, tifozëve të skuadrës do t’u garantoj luftë të sigurt për rikthimin e titullit deri në fund. Sidomos tani pas rikthimit në shtëpi, skuadra do të ketë nevojë edhe më të madhe për përkrahjen e publikut dhe kjo duhet të jetë mbështetje e fortë deri sa skuadra më në fund të kap ritmin saj e pamësuar dhe e torturuar tani dy vite jashtë stadiumit në kryeqendër.

Deklarata e Mirel Josës: