Lajme

Superkupa: Drita – Prishtina

Superkupa: Drita – Prishtina

Pas shortit, Drita është vendase

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Sot pas hedhjes së shortit në ambientet e FFK-së në prezencën e dy klubeve dhe të udhëhequr nga kryetari i komisionit të garave, Ismet Ahmeti dhe Agron Shosholli, Drita do të jetë vendase kundër Prishtinës – ndeshje e vlefshme për Superkupë. Prishtina do të paraqitet me fanellën e dytë – të kuqen.
Përballja zhvillohet të hënën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.  Ndërsa FFK ka ndarë nga 100 bileta gratis për dy tifo-grupet, për gjilanasit që do të vendosen në tribunën veriore dhe ata prishtinas në tribunën jugore.

Çmimi i biletave:
VIP: 50 euro
Perëndim “A-1”: 10 euro
Perëndim: 5 euro
Lindje: 3 euro
Veri-Jug: 2 euro
*Biletat janë nën menaxhim të organizatorit, FFK-së dhe ata Ju informojnë më gjerësisht për pikat e shitjes.

Përndryshe, FFK-ja ka falur dënimin Prishtinës një ndeshje pa shikues dhe klubi do të ketë tifozët e saj edhe në ndeshjen për Superkupë dhe të javës së parë me Gjilanin.