Lajme

Takim miqësor, Zdravko Mamiç, Ahmed Kurtolli e Fatos Hoxha

Takim miqësor, Zdravko Mamiç, Ahmed Kurtolli e Fatos Hoxha

Kryetari i Dinamos hap dyert për bashkëpunim

Belek - Antalya, 8 shkurt, 2017 - Në Antalya të Turqisë po qëndrojnë shumë skuadra me nam. Ndër to pa dyshim është edhe Dinamo Zagreb. Dhe, sonte, nënkryetari i FC Prishtina, Ahmed Kurtolli, sëbashku me Fatos Hoxhën, kanë takuar kryetarin e mirënjohur të Dinamo Zagreb, Zdravko Mamiç. Në një takim të përzemërt u fol për bashkëpunim të ngushtë me interes të dyanshëm, e padyshim urë lidhëse janë ish-futbollistët e Prishtinës, si Eros Grezda e së shpejti edhe Emir Sahiti. E kërkesë konkrete, e nënkryetarit të FC Prishtina, Ahmed Kurtolli, ishte bashkëpunimi profesional, e sidomos të avancimit të punës praktike e profesionale të trajnerëve tanë. Dhe, Kurtolli gjeti mirëkuptimin e Mamiç. Ai, me zemërgjerësi pranoi, që disa trajnerë tanë të qëndrojnë në klubin e Dinamos në Zagreb dhe nga afër të mësojnë përvojën e shkollës së futbollit, tani të njohur në tërë botën, të Dinamo Zagreb.