Lajme

Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth

Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth

Për ta flasin, nënkryetari i Federatës gjermane të futbollit, trajner dhe menaxher…


Futbollistët e FC Prishtinës në Greuther Furth 1 by gazetazeri

Prishtinë, 13 janar, 2017 – Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit te skuadra mike e Prishtinës, Greuther Furt të Bundesliga II..
Këta pesë futbollistë të Prishtinës, sëbashku me trajnerin tonë, Sami Sermaxhaj, kanë qëndruar për pesë ditë te skuadra e “gjelbër” e nënkryetarit të Bundesliga II dhe nënkryetarit të Federatës së futbollit të Gjermanisë, Helmut Hack.

Këta futbollistë, i kanë hapur rrugën edhe futbollistëve tjerë, talente, për të shkuar në të ardhmen për të sprovuar vetën, për të parë krahasimin e futbollit të dy vendeve, të futbollit tonë vendor kosovar si dhe atë ndërkombëtar gjerman.


Futbollistët e FC Prishtinës në Greuther Furth 5 by gazetazeri

Fjalë të jashtëzakonshme për ta, ka thënë, kryetari i Greuther Furth, Helmut Hack, menaxheri i skuadrës, Christian Hack si dhe trajneri i grupmoshës U-17, Mirko Reichel, ish-futbollist i trajnerit tonë, Lutz Lindemann dhe futbollist i skuadrave të Bundesliga I dhe II si dhe trajner në shumë skuadra gjermane.

Reichel: Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të na bashkëngjitet ndonjëri

“Përshëndetje Kosovë, unë jam Mirko Reichel. Këtë javë kam pritur lojtarë nga FC Prishtina dhe trajnerin, Sami Sermaxhaj.  Me këtë rast duam edhe të japim përshtypjen tonë dhe mendimin e nivelit për Prishtinën dhe djemtë të cilët janë integruar edhe pse në fillim me pak probleme, por pastaj janë gjendur mirë e kanë punuar e ushtruar mirë. Pas kthimit në Prishtinë, besoj që në vitin e ardhshëm, eventualisht në edicionin e ardhshëm,  shpresojmë shumë se dikush nga këta do të na bashkëngjitet në skuadrën tonë”, ka thënë i mirënjohuri, trajneri i U-17 të Greuther Furth, Mirko Reichel


Futbollistët e FC Prishtinës në Greuther Furth 2 by gazetazeri


Hack: Ju duhet urgjent infrastrukta

“Kur kam ardhur para një viti në Kosovë kam pasur projekte për shumë qëllime, posaçërisht për lojtarë të rinj, për t’ju ndihmuar për t’u ndërtuar si futbollist. Ka qenë pune e madhe e bërë dhe hapi i dytë ka qenë të ofrojmë lojtarë në Greuther Furth, për të parë  se sa janë të zhvilluar, të ndërtuar, se sa shpejt luhet futbolli, se sa ushtrohet, sidomos ana atletike, thjeshtë për të parë se çka domethënë të punohet në klube evropiane dhe pastaj të motivuar maksimalisht të kthehen në Kosovë. Por, për të cilët shpresojmë që shumë shpejt do të kthehen sërish këtu tek ne në Gjermani.  Për këtë do të punojmë shumë. Por, Kosovës i duhet urgjent infrastrukta, për të cilën bëjë apel dhe shpresoj të bëhet urgjentisht. Sepse, ka shumë talente të ri të cilët vetëm me kushtet e punës mund të prekin futbollin evropian dhe t’i qasen më lehtë atij”, ka thënë menaxheri i skuadrës, Greuther Furth, Christian Hack.


Futbollistët e FC Prishtinës në Greuther Furth 4 by gazetazeri