Lajme

Të dielën në Therandë me Ballkanin

Të dielën në Therandë me Ballkanin

Të enjten Prishtina e pret Lirinë

Prishtinë, 28 mars 2019 – Pas fitores së djeshme në ndeshjen e mbetur të javës 23 me Flamurtarin (3:0), Prishtina të dielën nga ora 14:00 në Therandë takohet me Ballkanin. Ballkani sivjet ia ka marrë Prishtinës një pikë në barazimin 1:1, ndërsa në kryeqendër kishte triumfuar Prishtina 2:0.

Kurse, javën e 25-të, Prishtina e zhvillon të enjten në kryeqendër ndaj rivalëve të vjetër të Lirisë të cilën sivjet e ka mposhtur tre herë, dy herë në Prizren 1:0, 4:0 (për Kupë) dhe 4:0 në Prishtinë. Ora e zhvillimit të kësaj ndeshje caktohet ndërkohë.