Lajme

Të enjten Superkupa Kosovë - Diasporë

Të enjten Superkupa Kosovë - Diasporë

Prishtina pret bashkatdhetarët tanë nga Gjermania

Prishtinë, 22 tetor 2018 – Skuadra pothuajse nuk ka më fare pushim. Përveç orarit të ngjeshur, do të zhvillojë edhe ndeshjen për trofeun e Superkupës “Kosovë – Diasporë”. Bashkatdhetarët tanë do t’i përfaqësoj fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Diasporës nga Gjermania, skuadra e AKV Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu.

Ndeshja e organizuar nga FFK zhvillohet të enjten më 25 tetor nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Hyrja për të gjithë shikuesit është pa pagesë. Ndërsa Prishtina pritet të luaj kryesisht me futbollistë të rinj për shkak se menjëherë pas dy ditë pas dy ditësh, gjegjësisht të shtunën më 27 tetor ndeshet me Gjilanin në kuadër të javës së XII të Ipko Superligës. Përndryshe Prishtina e ka fituar disa herë këtë trofe dhe nuk është garë e panjohur për klubin.