Lajme

Të matur para ndeshjes së nesërme

Të matur para ndeshjes së nesërme

Kundërshtari gëzon respekt - flasin kryetrajneri Josa e kapiteni Dallku

Livange/Luksemburg - 10 korrik 2018 - Prishtina nesër do të tentoj të përsëris rezultatin e ndeshjes së raundit preliminar. Futbollistët, sidomos kryetrajneri Josa e kapiteni Dallku janë të matur dhe gëzojnë respekt ndaj kundërshtarit.

Josa: Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për historinë e klubit

“Kemi pasur një javë më tepër për t’u përgatitur krahasim me ndeshjen e fundit që bëmë dhe mund të them që gjendja është më e mirë e skuadrës duke pasur parasysh edhe kundërshtarët që neve kemi. Kemi kundërshtar më të fortë, kundërshtar i cili e ka një eksperiencë në Kupat e Evropës. Ka pasur ecuri pozitive kështu që ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, çoftë për ne, çoftë për klubin, çoftë individualisht, çoftë për historinë e klubit. Është një ndeshje me një kundërshtar që do të luhet dy nëntëdhjetëminutësha, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në minutat e para. Nuk do të thotë që i shënuam pesë herë skuadrës nga Gjibraltari, niveli i tyre është shumë më i ndryshëm dhe duhet të jemi shumë më solid”.

Dallku: Shpresoj të përsërisim ndeshjen si me Europën

“Normalisht, ky kundërshtar kërkon respekt dhe vëmendje më të madhe, normalisht çdo kundërshtar kërkon, mirëpo ky i tashmi e kemi studiuar pak a shumë, por pritet që edhe nesër trajneri të na i jep ato detajet përfundimtare para ndeshjes. Pra, është një kundërshtar mjaft i fortë sepse, e përsëris gjithmonë se ne nuk kemi qenë në gjendje, as nuk jemi në gjendje t’i zgjedhim kundërshtarët, mirëpo është një kundërshtar i joni i radhës që duhet të përballemi me ta nesër. Shpresoj që të bëjmë lojën tonë më të mirë, sidomos atë lojën e ndeshjes së dytë të kthimit kundër Evropës në Mitrovicë, që të jemi të gjithë në element të mirë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv e për ne pozitiv është edhe rezultati baras, mirëpo që në asnjë mënyrë mos të marrim gol”.