Lajme

Të mërkurën më 14 mars Prishtina – Trepça ‘89

Të mërkurën më 14 mars Prishtina – Trepça ‘89

Të shtunën 17 mars në Skenderaj me Drenicën

Prishtinë, 12 mars 2018 – Tani dihet edhe orari i dy ndeshjeve të radhës.

Prishtina do t’i zhvilloj dy ndeshje kampionale për katër ditë.

Së pari të mërkurën nga ora 14:00 në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, Prishtina e pret Trepçën ’89 në kuadër të javës së XXIII.

Ndërsa të shtunën nga ora 14:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt, Drenica e pret Prishtinën në kuadër të javës së XXIV.

Pas ndeshjes me Drenicën kampionati pushon përshkak grumbullimit të Përfaqësueses deri më 31 mars kur zhvillohet java e XXV.