Lajme

Të mërkurën më 27 mars derbi i kryeqytetit

Të mërkurën më 27 mars derbi i kryeqytetit

Ndeshja nis nga ora 14:00

Prishtinë, 25 mars 2019 – Prishtina dhe Flamurtari ndeshjen e mbetur të javës 23 e zhvillojnë të mërkurën më 27 mars në stadiumin e Prishtinës nga ora 14:00.

Prishtina dhe Flamurtari takohen në ndeshjen e 40-të zyrtare pas luftës, ndërsa të tretën në këtë edicion.

Flamurtari është skuadra që më shumti i ka marrë pikë Prishtinës në këtë edicion, gjithsejtë 4 pikë - 1 fitore e 1 barazim.

Derisa Prishtina është në luftë për titull dhe renditet e 3-ta me 47 pikë, 8 më pak se Feronikeli, në anën tjetër Flamurtari është në luftë të madhe për ekzistencë dhe nga pozita e 9-të ku ndodhet me 28 pikë për momentin është në pozicionin ku qon në barazh.