Lajme

Të mërkurën në Drenas: Feronikeli – Prishtina (16h)

Të mërkurën në Drenas: Feronikeli – Prishtina (16h)

Të dielën në Pejë: Prishtina – Gjilani (16h)

Prishtinë, 30 prill 2018 – Kanë mbetur edhe katër javët e fundit të Vala Superligës. Drita prinë me 59 pikë (+27 goldallimin) para Prishtinës me 3 pikë më shumë, 56 (+19 goldallimin). Nëse mbetët kjo epërsi deri në javën e fundit të XXXIII ku ndeshen direkt dhe Prishtina e pret Dritën, atëherë kryeqytetasit mund të rikthejnë titullin pas katër edicionesh vetëm me fitore prej dy golave në epërsi, përndryshe titulli do të shkon në Gjilan pas 15 vitesh.

Dy ndeshjet e radhës, ajo e javës XXX me Feronikelin dhe XXXI me Gjilanin zhvillohen këtë javë.

Të mërkurën më 2 maj nga ora 16:00, Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” e pret Prishtinën.
Ndërsa të dielën më 6 maj nga ora 16:00 në “Shahin Haxhiislami”, Prishtina e pret Gjilanin.
Ndërsa në javën e parafundit Prishtina udhëton në Prizren te Liria dhe javën e fundit Prishtina e pret Dritën.