Lajme

Të mërkurën për Kupë, Flamurtari – Prishtina

Të mërkurën për Kupë, Flamurtari – Prishtina

Përballja e 36-të pas luftës

Prishtinë, 4 dhjetor, 2017 – Flamurtari dhe Prishtina takohen në derbin e kryeqendrës në kuadër të Rrethit të tretë të Digitalb Kupës. Ndeshja zhvillohet të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit nga ora 12:00.

Do të jetë kjo përballja e 36-të pas luftës e dy rivalëve të përbetuar të kryeqendrës.

Në dy ndeshjet kampionale të këtij edicioni Prishtina i ka fituar dy ndeshjet, në Flamurtar 2:0 e në Drenas 3:1.

Ndërsa nga 35 ndeshjet e përgjithshme, Prishtina ka 20 fitore me 9 barazime dhe 6 humbje me goldallim +31, 63:32.

Në stadiumin e Flamurtarit janë zhvilluar 15 përballje dhe kuqezinjtë kanë bilanc pozitiv prej 5 fitore, 7 barazime e 3 fitore të bardhekaltërve dhe me golldalim +1, 20:21.

Dy skuadrat për Kupë janë ndeshur 3 herë në dy raunde ku Prishtina ka kaluar tutje. Në dy ndeshjet çerekfinale vajtje-ardhje më 2008/09, Prishtina kishte fituar 1:0 (Ardian Kozhani 49’), ndërsa në ndeshjet kthyese të me gjithë fitoren e Flamurtarit 2:1 (Behar Maliqi aut. 28’, Faton Zejnullahu 31’ – Suad Saliagiq 37’) kishte shkuar tutje Prishtina.

Më 2011/12 Prishtina kishte deklasuar në 1/16 e finales anëtarin e Ligës së parë, Flamurtarin 6:0 (Gentrit Begolli 14’ Shemsi Osmani 19’, Azem Ahmeti 33’, Mentor Mazrekaj 35’, Arbër Sahiti 37’, Granit Begolli 83’) dhe kishte shkuar tutje.