Lajme

Të premten miqësorja e parë

Të premten miqësorja e parë

Në Therandë: Ballkani - Prishtina

Prishtinë, 15 janar 2018 -  Bardhekaltrit po vazhdojnë përgatitjet e fazës së parë pranverore duke punuar edhe nga dy herë në ditë. Skuadra do të udhëtoj më 25 janar në Antalya ku ka siguruar edhe dy ndeshje miqësore dhe pret të aranzhoj edhe ndeshje tjera kontrolluese.

Ndërsa, këtë të premte më 19 janar nga ora 13:00, Ballkani i Therandës, anëtar i Ligës së parë dhe favorit për t’u inkuadruar në Superligë, do të pret bardhekaltrit nga kryeqendra në fushën e sapo promovuar me bari sintetik.