Lajme

Të shtunën 17h derbi

Të shtunën 17h derbi

Prishtina e pret liderin, Ballkanin

Prishtinë, 24 shkurt 2020 – Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen në kuadër të javës së 20-të. Ballkani është lider i Superligës me 3 pikë më shumë se Prishtina në vend të 3-të me pikë të barabarta me Dritën si e dyta e klasifikuar.

Ndeshja e parë të stinorit të zhvilluar në Therandë e pati fituar Ballkani 1:0.

Ndeshja zhvillohet këtë të shtunë më 29 shkurt me fillim nga ora 17:00.

Çmimi i biletave do të jetë 2 (tribuna lindore), 3 (tribuna perëndimore) dhe 5 euro në VIP.