Lajme

Të shtunën më 20 prill: Gjilani – Prishtina

Të shtunën më 20 prill: Gjilani – Prishtina

Ndeshja nis nga ora 15:00

Prishtinë, 15 prill 2019 – Kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit. Edhe gjashtë finale për Prishtinën e cila është në ndjekje të rikthimit të titullit në kryeqendër pas pesë edicionesh.

Gjashtë ndeshjet e fundit janë pothuajse finale secila. Dhe këto “finale” nisin nga ndeshja me skuadrën e fortë të Gjilanit në fushën e saj në Gjilan. Ndeshje kjo e javës së 28-të të IpkoSuperligës e cila zhvillohet të shtunën më 20 prill nga ora 15:00. Prishtina dhe Gjilani këtë edicion janë takuar dy herë dhe të dy ndeshjet i ka fituar Prishtina, 1:0 në Prishtinë dhe 3:0 në Gjilan. Po ashtu, statistikë e jashtëzakonshme është se Prishtina kundër Gjilanit e ka vetëm një humbje kampionale (1:0) më 2016/17. Kurse Prishtina ka katër fitore rresht, derisa Gjilani rezultatin pozitiv të fundit e ka barazimin pa gola 0:0 në vjeshtë të vitit 2017 – njëherësh ishte ndeshja e parë e kryetrajnerit Josa.

Ndërsa orari i pesë ndeshjeve tjera të fundit të Prishtinës janë:
Java 29. Prishtina - Drenica (27/28 Prill)
Java 30. Drita - Prishtina (4/5 Maj)
Java 31. Prishtina - Llapi (11/12 Maj)
Java 32. Prishtina - Trepça ‘89 (15 Maj)
Java 33. Feronikeli - Prishtina (18/19 Maj)