Lajme

Të shtunën me 3 mars Prishtina – Trepça ‘89

Të shtunën me 3 mars Prishtina – Trepça ‘89

Ndeshja nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në Pejë

Prishtinë, 26 shkurt 2018 – Është caktuar orari i zhvillimit të javës së XXI, meqë rast Prishtina do të takohet me Trepçën ’89. Ndeshje kjo e cila do të zhvillohet këtë të shtunë me 3 mars nga ora 13:00 në Pejë.

Nga kjo ndeshje deri më 17/18 mars, pra për 15 ditë, skuadra do t’i zhvillojë plot pesë ndeshje, katër kampionale dhe një për Kupë. Pra ky orar i ngjeshur bënë që skuadra të zhvilloj në çdo tre-katër ditë nga një ndeshje, por skuadra jonë është e përgatitur maksimalisht dhe besohet se pa problem do të përballoj edhe këtë ritëm.

Orari i pesë ndeshjeve të radhës:

E shtunë, 3 mars, java XXI: Prishtina – Trepça ’89 (Pejë, ora: 13:00).

E mërkurë, 7 mars, çerekfinalja e Kupës: Llapi – Prishtina (Podujevë, ora: 13:00)

Fundjavë, 10/11 mars, java XXII: Besa – Prishtina (Pejë)

Mesjavë, 14/15 mars, java 23 (kundërshtarët mësohen vetëm pas përfundimit të javës së 22)

Fundjavë, 17/18 mars, java 24 (kundërshtarët mësohen vetëm pas përfundimit të javës së 22)