Lajme

Të shtunën me Feronikelin java e XVIII

Të shtunën me Feronikelin java e XVIII

Të mërkurën e ardhshme me Flamurtarin në rrethin e parë të Kupës

29 nëntor, 2017 – Më në fund Federata e futbollit e Kosovës ka vendosur se kur do të mbyllet përfundimisht stinori vjeshtor. Ndeshja me Feronikelin, e javës XVIII, zhvillohet këtë të shtunë më 2 dhjetor në Drenas nga ora 13:00 dhe është java e fundit kampionale e stinorit vjeshtor.

Feronikeli e cila pret Prishtinën, renditet e 5-ta me 27 pikë të tubuara dhe formën më të mirë në 7 ndeshjet e fundit me 4 fitore e 3 barazime. Prishtina renditet e dyta me 31 pikë. Dy skuadrat në ndeshjen e parë të këtij edicioni kanë luajtur pa gola 0:0.Në pesë përballjet e fundit Feronikeli nuk ka fitore, përveç dy barazimeve e 3 humbjeve, respektivisht 3 fitore të bardhekaltërve.

Prishtina do të ketë mungesa të theksuara, si Khalid, Boshnjaku e Fetahaj i cili pas lëndimit me Gjilanin do të mungoj 2-3 javë në seancat stërvitore, ndërsa përshkak kartonëve mungon Miftaraj. Ndërsa as Mazrekaj nuk është plotësisht i gatshëm.

Ndërsa të mërkurën zhvillohet derbi i kryeqendrës në kuadër të rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës. Pra kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik. Flamurtari dhe Prishtina luajnë të mërkurën më 6 dhjetor në “Xhemajl Ibishi” nga ora 12:30.

Prishtina dhe Flamurtari janë takuar në këtë edicion në dy ndeshje kampionale dhe të dyja i ka fituar Prishtina, 0:2 dhe 3:1.