Lajme

Të shtunën, Prishtina – Besa

Të shtunën, Prishtina – Besa

Rivalët takohen në ndeshjen e 60-të pas luftës

Prishtinë, 18 tetor, 2017 – Të shtunën më 21 tetor nga ora 14:00 në Drenas, Prishtina e pret Besën në kuadër të javës së XI të Vala Superligës.

Do të jetë kjo përballja e 60-të zyrtare pas luftës. S’ka skuadra në Kosovë që kanë kaq shumë përballje në më pak se 18 vite gara. Po ashtu, janë dy skuadrat më të trofshme pas luftës dhe po ashtu janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë rënë nga elita e futbollit kosovar, jo vetëm pas luftës, por nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991.

Në katër ndeshjet e fundit Prishtina ka bilanc pozitiv prej 2 fitoreve, 1 barazim e 1 humbje. Ndërsa në 59 ndeshje Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 32 fitore, 9 barazime dhe 18 humbje me goldallim +34, 95:61.