Lajme

Të shtunën Prishtina - Desna Ukrainë

Të shtunën Prishtina - Desna Ukrainë

Para dy vitesh Prishtina e kishte mposhtur Desna-n 1:0

Lara/Antalya 25 janar 2019 - Prishtina nesër e zhvillon miqësoren e parë testuese kundër skuadrës së elitës së futbollit ukrainas, Desna.

Në fakt, Prishtina dhe Desna janë takuar para dy vitesh po në Antalya. Kishte triumfuar Prishtina me rezultat minimal 1:0 me golin e Liridon Kukajt (78’).

Nga ajo përbërje e Prishtinës para dy vitesh, në ekipin që kishte nisur ndeshjen janë vetëm kapiteni Armend Dallku, Lorik Boshnjaku dhe portieri Alban Muqiqi. Ndërsa në pjesën u patën aktivizuar edhe Donat Hasanaj, Agon Xhaka, Bleon Sekiraqa dhe Arbër Hoxha.

Prishtina kundër Desna-s më 5 shkurt të vitit 2017 në kompleksin “Miracle” ishte paraqitur me këtë përbërje:

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Lorik Maxhuni (Donat Hasani - 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mergim Neziri (Agon Xhaka - 46’) - Debatik Curri (Liridon Kukaj - 46’), Lorik Boshnjaku, Blend Baftiu (Kastriot Selmani 46’) - Gentrit Begolli (Bleon Sekiraqa - 46’), Shend Kelmendi (Arbër Hoxha - 46’), Ahmed Januzi (Genc Hamiti - 67’). Kryetrajner: Lutz Lindemann.

http://www.prishtinafc.com/images/uploads/_thumbs/1.Pri-Desna-1-0-5shkurt2017.jpg

Ndeshja e nesërme zhvillohet në Side, 1 ore larg Lara-s dhe nis nga ora 15:30 (13:30 me ore te Kosoves).

Ndërsa skuadra sot ka punuar në seancën e paraditësh duke iu kthyer normalitetit pas motit të keq që kishte përfshirë dje Antalyan.

Kurse pasdite e zhvillon nis seanca nga ora 17:00 në kompleksin stërvitor të “Titanic” jo larg hotelit ku qëndron skuadra.