Lajme

Telegram ngushëllimi familjes Kaçaniku

Telegram ngushëllimi familjes Kaçaniku

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti, trajneri Gëzim Kaçaniku

Prishtinë, 21 shkurt 2020 – Sot morëm lajm të hidhur, ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Trepçës ‘89, Trepçës dhe 2 Korrikut, Gëzim Kaçaniku. Gëzimi së fundi ka punuar si trajner në Trepçë.

Gëzimi do të mbahet mend si futbollist elegant, djalë e futbollist i urtë, sidomos do ta kujtojnë adhuruesit e futbollit të kohës më të vështirë, 1991-2001, atëherë kur Gëzimi përformonte futboll të bukur e kur kushtet ishin minimale për lojë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kaçaniku, miqve dhe shokëve të shumtë që ka lënë pas.

Qoftë i paharruar kujtimi për të.