Lajme

Thaqi: Suedezët në epërsi , por edhe ne kemi lojtarë të atij niveli

Thaqi: Suedezët në epërsi , por edhe ne kemi lojtarë të atij niveli

Dallku e Curri: Vështirë – por edhe ne kemi lojtarë me përvojë

Prishtinë, 19 qershor, 2017 – Prishtina ka luajtur në vitin 1983 në “Mitro Cup”, aktivitet ky i shteteve të Evropës qendrore, por që s’kishte rëndësi të veçantë. Andaj, përballja me Norrkoping të Suedisë është historike për klubin bardhekaltër. Në grupin 9-të kishte skuadra paksa më të lehta, por Prishtina nuk i frikësohet as Norrkopingut megjithëse rezultatet dhe tradita e saj e bëjnë favorit të pakontestuar.

Thaqi: Suedezët në epërsi , por edhe ne kemi lojtarë të atij niveli

“Sipas analizave që u kemi bërë ekipeve të mundshme që kanë pas me i ra Prishtinës, ne kemi analizuar se Norrkoping është një nga ekipet më të forta. Megjithatë sido që të jetë ky është short dhe është kënaqësi e veçantë edhe për mua si trajner, por edhe për ekipin, që jemi pjesë e Ligës së Evropës, dhe normal që duhet të përgatitemi kundër këtij ekipi, i cili është shumë i fortë, por edhe ne kemi lojtarë që kanë luajtur në ato nivele. Normal këto ekipe nuk e njohin Prishtinën dhe futbollin e Kosovës, besojë në atë aspekt dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që të përfitojmë ne në këtë drejtim. Nëse e analizojmë cilësinë e këtij ekipi të Suedisë dhe ne si klub, atëherë normal përparësi është te ekipi suedez”, tha kryetrajneri, Arsim Thaçi.

Dallku: S’i kam preferuar skandinavët – t’i shohim pikat e dobëta të tyre

“Kundërshtari më i vështirë. Personalisht kam qenë ithtar i asaj që të mos ndeshem me ekipet skandinave, por ky është shorti, ky është fati ynë, duhet të ballafaqohemi, sepse ata kanë një stil të lojës më ndryshe nga ekipet e Ballkanit ky jemi ne, bëjnë presion të madh, më vrapime të shpejta gjatë ndeshjes, por ky është realiteti, duhet të përgatitemi këtyre ditëve sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë. Besimi është i plot te të gjithët, nga kryesia, nga trajneri, nga lojtarët, mirëpo tash duhet të mbledhim informacione shtesë së ku janë pikat e dobëta dhe të forta të atyre”, ka pohuar kapiteni Armend Dallku që ka përvojë të madhe ndërkombëtare.

Curri: Kundërshtar i fortë – të përfaqësohemi sa më mirë

“Është ekipi më i fortë që na ka ra. Është një ekip shumë i fortë e cila e ka vendin e dytë-tretë në kampionatin suedez, por do të përgatitemi sa më mirë që të përfaqësojmë sa më mirë Prishtinën, Kosovën, dhe besoj se nuk do të dorëzohemi para kohë. Është hera e parë që marrim pjesë dhe e vështirë për disa lojtarë, për disa kemi luajtur edhe më herët më skuadra edhe më të forta, por do të përgatitemi, do të fillojmë nga sot të përgatitemi për pikat e forta dhe të dobëta të asaj ekipe dhe trajneri do ta përgatite në mënyrën më të mirë për të përfaqësuar”, ka theksuar Debatik Curri që në të kaluarën i ka përballuar me lehtësi ndeshjet e mëdha ndërkombëtare.