Lajme

Tifozi më i ri me biletë vjetore

Tifozi më i ri me biletë vjetore

Prishtinë, 19 shtator 2019 - FC Prishtina sot pati kënaqësinë t’ia dorëzoj biletën vjetore abonentit më të ri, 14 vjeç, Semi Bërveniku.

Semi është adhurues i flaktë i klubit tonë i cili kurrë nuk mungon në asnjë ndeshje.

Prishtina mirëpret të gjithë adhuruesit e interesuar të klubit që të abonohen për një edicion 2019/20 për t’i ndjekur ndeshjet e klubit të zemrës.