Lajme

Tolaj: “Ftesa nga Prishtina është nder për mua”

Tolaj: “Ftesa nga Prishtina është nder për mua”

Bleart Tolaj, 21 vjeç, i lindur më 07.02.2000 në Deçan, futbollistë i tre pozitave të vijës së sulmit, në FC Prishtina transferohet nga Hajduk i Splitit. Tolaj ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës, nga U17, U19 dhe U21.

I gjatë 183 cm i cili luan me këmbë të djathtë, ka qenë pjesë e Vëllaznimit më 2017/18 dhe nga viti 2018 në U19 të Hajdukut dhe pastaj me paraqitje zyrtare në Hajduk “B” në kategorinë e dytë kroate. Tolaj dhe Prishtina kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Tolaj: “Ftesa nga Prishtina është nder për mua”

“Prishtina e sapo shpallur kampione dhe të interesohej për mua ishte nder për mua, çka pa hezituar pranova të jem pjesë e saj. Është ndjenjë e mirë të jem pjesë e skuadrës më të madhe në vend.”

“Është e vërtet, në skuadër ka konkurrencë shumë të fortë. Por, me punën time, me ardhjen, ta quaj nga një kampionat evropian siç është ai kroat, të arrijë t’i ndihmoj ekipit që t’i realizoj planet e saj dhe pastaj edhe për ta ndihmua vetën dhe si në një trampolinë të siguroj ndonjë skuadër evropiane.”