Lajme

Tre ditë para ndeshjes, Prishtina - St Joseph’s

Tre ditë para ndeshjes, Prishtina - St Joseph’s

Pas kthimit nga përgatitjet, vazhdojnë seancat në Prishtinë

Prishtinë, 24 qershor 2019 - Pas qëndrimit disa ditor në përgatitjet e Pejës, skuadra iu është rikthyer seancave stërvitore në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë.

Skuadra nuk ka probleme me lëndime, megjithëse Khalid iu është bashkuar sot grupit dhe duket se ngadalë ka filluar të marrë vetën pas një lëndimi që ka trashëguar nga kampionati, ndërsa Januzi për shkak moslicencimit po punon anash grupit për synim të jetë sa më i gatshëm për raundin e parë duke e harruar tashmë një zgjatje të vogël muskulore që kishte në fillim të përgatitjeve.