Lajme

Tre ftesa nga Përfaqësuesja “A”

Tre ftesa nga Përfaqësuesja “A”

Bekaj, Thaqi, Bekteshi kundër Suedisë më 12 janar

Prishtinë, 24 dhjetor 2019 - Sot është bërë publike lista e të ftuarve për grumbullim të ndeshjes miqësore, Kosovë - Suedi, e cila zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit. Për këtë miqësore, përzgjedhësi Bernard Challandes ka ftuar edhe tre futbollistë të Prishtinës.

Portieri Visar Bekaj, i cili rregullisht është i ftuar, 22-vjeçari i lindur më 25.04.1997, pjesë e Prishtinës është nga viti 2014 me që rast deri më tani ka regjistruar 148 ndeshje zyrtare me bardhekaltrit.

Mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi, edhe më herë ka qenë i ftuar me Përfaqësuesen, 27-vjeçari i lindur më 10.10.1992, pjesë e Prishtinës ka qenë për tre vite, 2013-2016 dhe tani nga viti 2018 me që rast ka regjistruar 132 ndeshje zyrtare për bardhekaltrit.

Qendërmbrojtësi 27 vjeç, i lindur më 21.04.1992, Leotrim Bekteshi, është ftuar për herë të parë nga Kosova. Bekteshi, pjesë e Prishtinës nga viti 2018, ka regjistruar 49 paraqitje me bardhekaltrit.