Lajme

Tre futbollistët e Prishtinës në Përfaqësuese

Tre futbollistët e Prishtinës në Përfaqësuese

Kosova - Suedia, 12 janar

Prishtinë, 11 janar 2020 - FC Prishtina ka të grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës tre futbollistë të saj. Portieri Visar Bekaj, mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi dhe qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi janë në grumbull në Doha të Katarit për ndeshjen e nesërme miqësore ndërmjet Suedisë dhe Kosovës (15:45).

Përndryshe nga viti 1983-84, Prishtina asnjëherë nuk ka pasur kaq numër të madh grumbullimesh internacionale. Atëkohë, nga ish-Përfaqësuesja e Jugosllavisë kanë qenë njëkohësisht të grumbulluar Fadil Vokrri dhe Zoran Batroviç.

Përfaqësueses sonë dhe tre futbollistëve tanë bardhekaltër i urojmë sukses në ndeshjen e nesërme, të prezantojnë sa më denjësisht klubin tonë dhe futbollin tonë vendor.